Oliver Spasovski për REL: BDI pres të bëhet pjesë e Qeverisë

nga Xh M

Shkup, 29 shtator – “Koalicioni VMRO DPMNE – BDI është vendosur në raporte shumë të mira. Nuk do të ishte befasi që në periudhën e ardhshme, BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisë” – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Ky qëndrim, sipas Spasovskit, vjen pasi disa ligje të propozuara nga VMRO – DPMNE-ja, për të cilët nevojiteshin shumicë prej 2/3 u miratuan me votat e integristëve.

BDI-ja ndihmon VMRO-DPMNE-në pavarësisht deklaratave të Kryeministrit Mickoski pas përfundimit të zgjedheve se BDI-ja I takon të kaluarës dhe është defaktorizuar si parti. Kështu ka deklaruar në intervistën për Radion Evropa e Lirë, koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, duke e mbështetur këtë qëndrim me mbështetjen e integristëve për ligjet për të cilët duhej mbështetja prej 2/3.

“Në fakt kishim formimin e Qeverisë, madje edhe para se të formohet, menjëherë patëm një takim të suksesshëm dhe bashkëpunim ose negociata VMRO DPMNE – BDI në Kuvend lidhur me mbështetjen për Ligjin për Riorganizimin e Qeverisë. Hera e dytë është votimi I Ligjit për Vetadministratë Lokale që duhej të miratohej me shumicë prej 2/3, që plotësisht cënon rendin kushtetues. Koalicioni VMRO DPMNE – BDI është vendosur në raporte shumë të mira. Nuk do të ishte befasi që në periudhën e ardhshme, BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisë” – thonë nga LSDM.

Spasovski është prononcuar edhe për ligjin e shumë debatueshëm për “branitellat” të dorëzuar nga LSDM-ja. Thotë se duhet të mbyllet kjo çështje dhe se i rëndësishëm është vullneti politik dhe konsensusi sa më I madh.

“Patëm vullnet të shprehur qartazi nga VMRO – DPMNE, ZNAM dhe LSDM, të cilët vlerësojnë se duhet të miratohet kjo zgjidhje ligjore. Nuk është me rëndësi nëse kemi dallime në dispozitat. Ligji I dorëzuar nga VMRO-ja është nga fillimi I vitit, kjo është zgjidhje aktuale. Këto zgjidhje ligjore mund të pësojnë ndryshime përmes procedurave që do të ishin në funksion të përmirësimit të tekstit ligjor dhe realizimit që deri në fund t`i përfshijë cështjet. Fundja, nëse Kuvendie miraton këtë ligj, përmes zbatimit, sikurse cdo ligj tjetër, nëse konstatohet se ka probleme të caktuara, kjo mund të ndryshohet” – thonë nga LSDM.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Spasovski ka komentuar edhe kredinë hungareze.

Sipas tij, marrëveshja e huamarrjes ka qenë jashtë institucionale, kurse dispozitat që qëndrojnë në pjesën e provizioneve dhe harxhimeve që aspak nuk janë definuar në tekstin ligjor mune dtë sjellin shuma korruptive. Spasovski deklaron se të gjitha dyshimet thonë se bëhet fjalë për para kineze që I ka marrë Hungaria dhe janë plasuar në vendin tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More