Shqipëri

Oliver Varhelyi në Tiranë, komisioneri për zgjerim i BE nesër fjalim në Parlament

Zhurnal Ads

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Tiranën në ditën e mërkurë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori i BE, Luigi Soreca lajmëron se komisioneri Varhelyi do t’i drejtohet Parlamentit, gjë që e lajmëroi edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dje në parlament.

Ruçi tha se Komisioneri do të mbajë një fjalë në parlament në orën 16:00.

Ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se do të flasë edhe në Kuvend.

“Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore WB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan Soreca.

Postime të ngjashme

“Virusi ka pësuar mutacion”/ Drejtori i spitalit Covid 2: Maska, sakrificë për të shpëtuar jetë

admin

S’i shpëton dot aksionit të policisë e përplaset në trotuar, kapet shoferi duke shoqëruar 5 sirianë

admin

Operacioni ndërkombëtar “Bosfori”/ Sekuestrohen 1776 armë ilegale nga Turqia, kontrolle edhe në Shqipëri

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...