Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Olivia Rodrigo ndanë detaje nga albumi i debutues “Sour”

Aktorja dhe këngëtarja 18-vjeçare, Olivia Rodrigo, e cila ka arritur suksese të jashtëzakonshme me këngën debutuese “Driver’s License”, me t’u lansuar për publikun e gjerë në janar të këtij viti, ka ndarë detaje shtesë rreth albumit të saj të parë muzikor, i cili pritet të publikohet më 21 maj.

Albumi i ri e mban titullin “Sour”, dhe i përmban gjithsej 11 këngë në mesin e së cilave edhe hiti rekordthyes “Driver’s License” dhe kënga e lansuar së fundmi, “Déjà vu”.

“Albumi debutues ‘Sour’ del në shitje më 21 maj”, kishte shkruar këngëtarja në postimin e saj paralajmërues në Instagram.

Së fundmi Rodrigo foli për këngën e saj të dytë “Déjà vu”, duke thënë se ka vendosur ta shkruaj atë ngaqë gjithmonë ka qenë e fascinuar nga ky koncept.

Olivia është jashtëzakonisht e kënaqur me suksesin që e ka shënuar kënga debutuese, si dhe kulmin e lumturisë e kishte arritur në momentin kur idhulli i saj, Taylor Swift, e kishte përgëzuar online për këngën. Së fundmi ajo ka thënë se ky sukses është përtej një ëndrre të paimagjinueshme.

“Drivers License” arriti të qëndroj në pozitën e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, për tetë javë rresht si dhe i ka dominuar toplistat tjera muzikore në SHBA dhe shtete tjera të botës, derisa në top-dhjetëshen e kësaj topliste, Rodrigo arriti të pozicionohet edhe me këngën e re “Deja Vu”. Këngëtarja mbeti jashtëzakonisht e emocionuar për faktin se dy këngët e para të karrierës arritën të renditen në vendin e pestë dhe të tetë të një prej toplistave më të rëndësishme muzikore.

Postime të ngjashme

Teuta Krasniqi sqaron konfliktin rreth qenit në xhirimet e filmit: Ishte gabim përzgjedhja, kërkojmë falje

S.B.

Matt Damon shpreson që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bashkuar

S.B.

Dafina Zeqiri: Ka pasur njerëz që më kanë thënë nuk ke baba, nuk ke me ecë përpara

S.B.

Bebe Rexha i reagon tabloidit The Sun, i detyron ta ndërrojnë titullin e intervistës ku thuhej se ajo u mundua t’i pajtojë Ritën me Duan

S.B.

Dua Lipa bëri thirrje për rritjen e rrogave për punëtorët shëndetësorë në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit në Brits

S.B.

Patrisi mungoi në festën e Tunës të organizuar për fëmijën e dytë në ardhje gjatë kohës sa ajo ishte shtatzënë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...