Olta Xhaçka reagon për sulmet ndaj Soreca-s: Ai është një mik i mirë i shqiptarëve dhe nuk heziton të kritikojë edhe Qeverinë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë në mbrojtje të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, pas sulmeve të fundit nga njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët kanë kërkuar shpalljen e tij non grata në Shqipëri.

 

“Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre.

Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij.

Sigurisht që amb. Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar, shkruan Xhaçka.

Related posts

DASH apel qytetarëve amerikanë në Shqipëri: Kujdes nga Kovid-19, mos shkelni në Lazarat

N E

Konfirmohen 21 raste të variantit Delta në Shqipëri, 9 të shtruar në spital

D V

Editorial / A ka rrezik nga ndikimi rus dhe si të veprojë BE-ja!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com