Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Olta Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, morën pjesë në një takim pune të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, ku në fokus ishin zhvillimet e kohëve të fundit në Afganistan dhe vijimësia e misionit të NATO-s “Resolute Support”.

Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s.

“Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e propozuar nga miqtë amerikanë dhe është e gatshme të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani, në përputhje me afatin kohor të vendosur nga NATO. Në këtë botë të mbushur plot kërcënime, ne nuk mund të përballemi dot vetëm dhe besoj se nga ky moment, Aleanca, do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, me më shumë synime, energji dhe ide, për të garantuar sigurinë tonë kolektive”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja Xhaçka dhe ministri Peleshi vlerësuan që ky proces politik i negociatave të paqes në Afganistan të prodhojë një zgjidhje të negociuar, e cila të sjellë paqe të qëndrueshme dhe respektim të plotë të të drejtave të njeriut për popullin e Afganistanit.

Postime të ngjashme

Boiken Abazi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë qarkun e Tiranës

N E

Mbi 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani në Shqipëri

N E

Misioni Amerikan në OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit të mirëorganizuara dhe në mënyrë transparente

N E

Shqipëria në 24 orët e fundit regjistron 67 raste të reja me Kovid-19

N E

Komisioni Evropian: Shqipëria mund të nisë bisedimet me BE-në edhe pa Maqedoninë e Veriut

N E

Ministrja e Drejtësisë: Shkarkimit të Metës do ti shkojmë deri në fund

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...