“One cable” në zonën industriale “Saraj” investim me vlerë prej tre milion dhe 30 punësime

Shkup, 16 shtator – Aktiviteti ekonomik në vend rritet edhe në kushte të pandemisë, ndërsa investimet private, si kjo, janë vërtetim për besimin që e ndërtojmë me bashkësinë e biznesit dhe për ambientin afarist stabil, të parashikueshëm për investime, tha kryeministri Zoran Zaev pas vizitës së fabrikës “One cable” për prodhimtarinë e kabllove në zonën industriale “Saraj”.

Siç theksoi Zaev, bëhet fjalë për investim prej tre milion euro e cila për momentin punëson 30 kuadro me kualifikim të lartë. “One cable”, theksoi Zaev, investon në prodhimtarinë bashkëkohore të kabllove për tregun vendor, por edhe për eksport, ndërsa prodhimet e saj tashmë i plasojnë në disa vende.

“Vazhdojmë me punë të përkushtuar dhe politika të mira ekonomike. Investimet, punësimet dhe pagat e larta e ndryshojnë jetën e qytetarëve. Ky investim i “One cable”, është inkurajues pikërisht nga mbështetja që e jep Qeveria”, nënvizoi kryeministri.

Me të në promovimin e investimit janë edhe ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi, kryetarët e komunave Petre Shilegov dhe Bexheti. Para të pranishmëve u drejtua edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. “One cable” prodhon kabllo bakri dhe PVC për energjinë elektrike me teknologjinë më moderne.

Related posts

Çulev thotë se nuk ka ditur asgjë nga skandali diplomatik

D V

KSHZ miratoi ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe në Regjistrin e radiodifuzerëve

D V

RNE dhe DESFA nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për zhvillim dhe ndërtim të interkonektorit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More