Opel sërish ngacmon imagjinatën e adhuruesve – publikoi imazhe të Astras

Prodhuesi gjerman gradualisht po zbulon një brez të ri të hatchbackut të tij kompakt. Vetëm disa javë para prezantimit zyrtar, Opel publikoi fotot e Astra të para prodhimit të kamufluar.

 

Një pjesë e testeve u kryen në dimër, në veri të Suedisë, ku bateritë në versionin plug-in hibrid të modelit të ardhshëm u testuan gjithashtu në temperatura të ulëta.

Për më tepër, Opel testoi Astran e re në qendrën e provës Dudenhofen në Gjermani, me shpejtësi të lartë.

Fotografitë ende nuk zbulojnë detajet e pjesës së jashtme, pasi Astra është e mbuluar me fletë maskimi, por mund të shihen përmasat dhe forma e gjeneratës së re të hatchbackut të njohur.

Astra e re bazohet në platformën mekanike EMP2 që ndan me modelet Peugeot 308 dhe DS4.

Dihet që motorizimi do të përfshijë një benzinë 1,2 litërshe si dhe një naftë 1,5 litërsh dhe kompania do t’i bëjë ata dy sisteme shtytëse hibride plugin. Në zemër të hibridit do të jetë një benzinë 1.6 litërsh, e ndihmuar nga një ose dy motorë elektrikë, në varësi të faktit nëse makina do të ketë lëvizje përpara ose me të gjitha rrotat.

Opel na lejoi të shikonim edhe brenda automjetit provë, por pjesa më e madhe e brendshme ishte gjithashtu e fshehur.

Në foto, mund të shihet vetëm timoni shumëfunksional, i prerë në pjesën e poshtme dhe leva e ingranazhit, ndërsa nën mbulesën e kanavacës, në pjesën e sipërme të konsolës qendrore, duket qartë ekrani i madh i sistemit multimedial.

Pamja e këtij ekrani na u zbulua nga Opel në një nga “ngacmuesit” e mëparshëm, kur pamë modelin e fenerëve, si dhe disa detaje të tjera të veturës. Prezantimi zyrtar i Astras së re do të bëhet në muajin korrik.

Related posts

Kopja e fundit e Lamborghini Miura SVJ ka dal në shitje në Zvicër

D V

Daimler: Modelet e reja do të jenë vetëm elektrike

D V

Si do të duket pasardhësi elektrik i Volkswagen Passat?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com