Kosovë

Operacion i madh policor në Karaçevë, rrënohen 12 objekte të kazinove ilegale

Zhurnal Ads

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth mesnatës ka realizuar një operacion të madh në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës. Gjatë operacionit janë arrestuar 33 persona të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe 10 zyrtarë policorë, dhe jan sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit dhe prova të tjera materiale që dyshohet se janë përdorur në aktivitete kriminale.

Gjatë operacionit janë rrënuar 12 objekte ku zhvilloheshin veprimtari tw ndryshme kriminale, si: bixhoz e lojëra të fatit ilegale, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim i mallrave dhe aktivitete të tjera kriminale.

“Operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Operacioni është realizuar me bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor.

Në mars të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një ligj që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshme, duke shfuqizuar kështu edhe Ligjin e deritashëm për lojërat e fatit.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit ishte marrw pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës  ishin vrarë dy persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksione të ndryshme tw ndwrnarra pas hyrjes nw fuqi tw ndalimit tw lojwrave tw fatit ka arrestuar disa persona të dyshuar se kanë vazhduar në mënyrë të kundërligjshme veprimtarinë e lojërave të fatit, me qëllim të përfitimit të pasurisë.

Postime të ngjashme

Gratë nga Kosova shkuan në Siri për t’iu bindur burrave, thotë avokatja

admin

Haradinaj-Stublla: Në asnjë rast të mos përfaqësohemi pa simbole shtetërore, po tentojnë që t’i shmangim gjatë pjesëmarrjes në takime të ndryshme

S.B.

MPJD-ja fajëson Serbinë për arratisjen e të dënuarit për Masakrën e Tërnjes

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...