Kronika Shqipëri

Operacioni ndërkombëtar, shpërbën kartelin kriminal shqiptar i specalizuar në trafikun e drogës

Zhurnal Ads

Sot 17 Shtator 2020, në orën 11.00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Sallën Bunker të Gjykatës së Firences për të ilustruar rezultatet e operacionit ndërkombëtar antidrogë të Policisë së Shtetit “Los Blancos”, koordinuar nga Prokuroria Publike e Firence, e cila përfshinte kryeqytetin toskan dhe qytete të tjera italiane, si dhe vende të shumta të huaja.

Një operacion ndërkombëtar që ka bërë të mundur shpërbërjen e kartelit kriminal që konsiderohej drejtuesi i grupeve shqiptare të specalizuar në trafikune drogës në fushëveprim kontinental.

Ky operacion çoi në dhjetra arrestime, sekuestrime të tonelatave kokainë dhe miliona eurove.

Aktiviteti i ndërlikuar hetimor u krye si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimor të përbërë nga Shërbimi Qendror i Operacioneve të Drejtorisë Qendrore Kundër Krimit, Skuadra Mobile e Firences, F.I.N.E.C. Hollanda dhe Drejtoria Qendrore për Shërbimet Kundër Drogës, me koordinimin e Eurojust dhe Europol, Drejtorinë Kombëtare Anti-Mafia, Drejtorinë Anti-Terrorizëm dhe Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale.

Postime të ngjashme

Lulzim Basha: Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë kosto e rëndë për biznesin e vogël

admin

Gjendet i vdekur një person në Kaçanik

admin

SHBA: Nisja e punës së BKH, hap më tej drejt drejtësisë që shqiptarët duan

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...