Operacioni në Durrës, Çuçi: Për 4 muaj kapëm një ton kokainë në port, flasin faktet

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas operacionit të sotëm në Durrës ku u kap një sasi kokaine ka bërë një bilanc të punës së policisë në 4 muajt e fundit. Ministri thotë se asgjë nuk është rastësi dhe se faktet flasin vetë. “Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit.

 

Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesionale, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt” shkruan ai.

Sot në portin e Durrësit në një kontejner me banane të ardhur nga Ekuadori u gjetën dhe sekuestruan 11.6 kg kokainë në 14 pako. Dy janë personat e arrestuar deri tani Barjon Gumeni, administrator i firmës, që rezulton se është vëllai i pronarit të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti dhe një punonjës tjetër me emrin Jurgen Osmani.

Related posts

Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK: Procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë, pa presione e sulme

D V

Afganët në Shqipëri, Xhaçka: Detyrim të ndihmojmë aleatët

D V

Shqipëri, 5 viktima dhe rreth 995 raste të reja me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com