Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

OPH i përshëndet paralajmërimet për pakon e pestë të masave antikrizë dhe pret ftesë për takim

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Oda e Pavarur e Hotelierisë i përshëndet paralajmërimet e Qeverisë për pakon e pestë të masave antikrizë dhe pret ftesë për takim me qëllim që të japë kontribut drejtë krijimit të masave të cilat do të jetë të drejtuara kah nevojat reale të hotelierëve.

“Edhe krahas asaj që ende nuk kemi marrë ftesë për takim publik të hapur për publikun dhe pjesëmarrje të mediave me kryetarin e Qeverisë, i përshëndesim deklaratat dhe konferencat për media gjatë ditëve të fundit në të cilat përfaqësuesit e Qeverisë zyrtarisht e paralajmëruan pakon e pestë të masave ekonomike me të cilat masa duhet të targetohen ata të cilët janë më të prekur nga kriza, si kompanitë ashtu edhe qytetarët, ndërsa planifikojnë që t’i dizajnojnë në konsultime me sindikatat, odat ekonomike dhe partnerë të tjerë socialë. Presim ftesë si odë në krijimin e pakos së pestë të masave me qëllim që të kemi pjesëmarrje aktive në krijimin e pakos së re të masave dhe bashkë me odat e tjera dhe Qeverinë të japim edhe kontributin tonë që të njëjtat të krijohen sipas nevojave të vërteta reale të hotelierëve dhe industrisë hotelierike”, thonë nga Oda në kumtesën e sotme.

Theksojnë se ende nuk kanë informacione për iniciativën e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese më 18 dhjetor.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...