Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

OPH: Niveli i kufizimit të orarit të punës do t’i detyrojë hotelierët të bëjnë racionalizim të punësimeve

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Oda e Pavarur e Hotelerike (OPH) paralajmëron se propozimi më i ri i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për kufizimin e punës së objekteve hotelerike deri në orën 21 do t’i detyrojë të bëjnë racionalizim të punësimeve që, megjithatë, do të sillte deri në largim masiv të vendeve të punës nga ana e të punësuarve.

“Ky rekomandim i ri nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse – shkurtim dhe ndarje të orarit të punës, sërish masë e dedikuar jashtëzakonisht për objektet hotelerike thjesht do t’i detyrojë hotelierët të kryejnë racionalizim të punësimeve të cilat për fat të keq do të sjellin deri në largim masiv të vendeve të punës nga ana e punonjësve hotelerik. Të jemi të qartë – hotelierët do të përpiqen në çdo mënyrë t’i mbajnë dhe të mos i largojnë të punësuarit e tyre. Por, atë që presim të ndodhë është se punonjësit e hotelerisë tashmë nuk do ta kenë elanin, interesin, dëshirën dhe nevojën e njëjtë të punojnë dhe kërkojnë punë në sektorin hotelerik sepse i njëjti nuk do të ketë mundësi t’i ofrojë qëndrueshmëri me sigurinë e vendit të punës dhe kompensimeve përkatëse, që do të kontribuojë deri në paraqitjes masive nga puna nga ana e punonjësve”, theksohet në reagimin e sotëm të OPH.

Prej atje vlerësojnë se me rekomandimet për kufizim të punës së objekteve hotelerike nuk është ulur numri i të sëmurëve, por është bërë vetëm dëm në industrinë hotelerike.

“Është fakt se të gjitha rekomandimet e lëshuara për kufizim të punës së objekteve hotelerike të propozuara dhe të dorëzuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në 30 ditë e kaluara jo vetëm që nuk e ka ulur numrin e të sëmurëve, por ka krijuar dëm të pamatshëm në industrinë hotelerike pa arsye me çfarë na le hapësirë që të drejtat tona t’i kërkojmë në labirintet e gjykatave në vend dhe para gjykatave ndërkombëtare”, theksohet në reagim.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...