Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

OPH përshëndetë miratimin e pakos së pestë ekonomike

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Me qasjen e re për kompensim të dëmeve dhe humbjeve, si rezultat të sjelljes së masave të kufizuese, me të cilat ndalohet ose kufizohet puna e objekteve hotelierike, Qeveria më në fund i pranoi sugjerimet dhe rekomandimet dhe miratoi pako të posaçme të gjashtë të masave ekonomike, dedikuar industrisë hotelierike, e cila ngadalë po i afrohet masave reale dhe të domosdoshme për shpëtim të këtij sektori, kumtoi Oda e Pavarur Hotelierike (OPH).

Në pritje të rregulloreve dhe udhëzimeve për mënyrat e shfrytëzimit të pakos së gjashtë të masave ekonomike, OPH ka bërë disa simulime, në të cilat tregohet se sa mjete do t’u ndahen sektorëve hotelierikë.

“Vërejtjet e vazhdueshme në media nga ana e Odës së pavarur hotelierike deri te Qeveria për masat joadekuate dhe selektive për hotelierët dhe industrisë hotelierike, më në fund i dhanë frytat e tyre. Falë mediave për ndihmën dhe përkrahjen në përmirësimin e padrejtësive, të shkaktuara ndaj industrisë hotelierike, masat e miratuara i ngjajnë masave të vërteta për ndihmë reale, të barabartë dhe joselektive të pakthyeshme financare për të gjithë hotelierët dhe punonjësit në hotelieri”, thotë mes tjerash kryetari i OPH-së Zdravko Josifovski.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...