Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

OPH: Të mos ketë kufizime dhe zgjidhje alternative për punën e hotelierëve të dielave

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Hotelierët janë me qëndrim të vetëm se ata nuk duhet të përfshihen në asnjë mënyrë në kufizimet dhe kushtet për mënyrat e punës të dielën dhe e gjithë industria e hotelierisë duhet të përjashtohet nga kombinimet në iniciativën që dita e diel të jetë ditë jopune edhe për hotelierinë, njoftoi Oda e Pavarur e Hotelierisë (OPH).

Nga OPH thonë se çdo zgjidhje alternative është e papranueshme për të gjithë hotelierët, siç është paralajmëruar, në mënyrë që disa objekte hotelierike, në varësi të disa kushteve, të mund të vazhdojnë të punojnë të dielave duke siguruar certifikata shtesë ose licenca për justifikimin e tyre.

“Çdo lloj kufizimi që do të kufizojë ose kushtëzojë punën e disa furnizuesve të ushqimit çdo ditë, jo vetëm të dielën, është diskriminim dhe degradim i atyre hotelierëve”, theksoi OPH në një letër për media.

Oda e mirëpret iniciativën e pranuar të Qeverisë dhe nevojën për të deklaruar ligjërisht të dielën ditë jopune, por thekson se ndryshe nga e kaluara kur drekat familjare dhe festimet mbaheshin në shtëpi, sot ato shpesh mbahen nëpër kafene.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

Fillon qarkullimi i pagesave në Postën e RMV-së

Bexhet Musliu

INTERVISTË, TEUTA ARIFI: Të punojmë gjithë së bashku për mbrojtjen e mjedisit

Bexhet Musliu

ASH reagon ashpër ndaj sjelljes së policisë gjatë protestave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...