Opinion/Ndikimi dhe ndërhyrja e Shaqir ef. Fetahut në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

nga Redaksia

Shkruan, Shaban Sulejmani, Dekan pran Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup

Shkup, 10 korrik – Shaqir ef. Fetahu, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërhyrë dhe ndikuar ndjeshëm në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup. Ka dyshime të bazuara se ai ka përdorur ndikimin e tij për të ndërhyrë në procese të ndryshme brenda fakultetit, përfshirë së fundmi në procesin e zgjedhjes së Dekanit dhe çështje të tjera administrative dhe procedurale.

Ndikimi në Procedurat e Fakultetit

Një nga çështjet kryesore të ngritura është ndikimi i Fetahut përmes disa profesorëve të FShI- Shkup, disa prej të cilëve, siç thuhet se ka dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale. Këto dyshime përfshijnë abuzimin e detyrës zyrtare dhe ndikimin e padrejtë në vendimet e fakultetit. Profesorët e përfshirë, që kanë lidhje të ngushta me Fetahun, kanë qenë nën hetim për veprimet e tyre, të cilat kanë ndikuar në disa sfera.

Përfshirja e profesorëve të lidhur me ef. Fetahun në marrjen e vendimeve të rëndësishme administrative ka çuar në favorizime dhe në marrjen e vendimeve të njëanshme që kanë krijuar një mjedis të “tensionuar” brenda fakultetit.

Ka dyshime se proceset e rekrutimit dhe promovimit të stafit akademik kanë qenë të ndikuara, duke përzgjedhur individë të caktuar që janë të afërt direkt me ef. Fetahun.
Së fundmi, ndërhyrja më e rëndësishme e Shaqir ef. Fetahut, Kryetari aktual i Bashkesise Fetare Islame te Republikes se Maqedonise se Veriut ka qenë në procesin e zgjedhjes së Dekani të ri të FShI-Shkup. Procesi zgjedhor, që supozohet të jetë i drejtë dhe transparent, është perceptuar si i manipuluar nga ndikimi i ef. Fetahut. Disa nga veprimet e ndërmarra përfshijnë disa aspekte.

Ka dyshime se ef. Fetahu ka ushtruar presion mbi disa anëtarë të Këshillit Mesimoro Shkencorë që disa pikërisht janë nën ndikimin e tij, janë njëherë anëtarë të komsionit zgjedhorë, për të votuar për kandidatin e tij të preferuar. Ky presion ka përfshirë kërcënime të mundshme dhe premtime për favore të ardhshme.

Kandidati i preferuar i ef. Fetahut është favorizuar gjatë procesit të zgjedhjes, duke marrë mbështetje të padrejtë dhe të pabazuar nga disa anëtarë të KMSH të FSHI-Shkup.

Duhet të kërkohet hetime të pavarura për të shqyrtuar ndikimin dhe ndërhyrjet e Fetahut dhe të profesorëve të përfshirë në këtë proces. Këto hetime duhet të synojnë të zbardhin të gjitha situatat e konsideruara sibtë dyshimta dhe të marrin masa të nevojshme ligjore.

Disa anëtarë të komunitetit akademik dhe studentët gjithnjë kanë bërë thirrje për më shumë transparencë dhe llogaridhënie në proceset vendimmarrëse të fakultetit. Kjo përfshin zbatimin e rregullave të qarta dhe të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në proceset akademike dhe administrative.

Duhet theksuar se ndikimi dhe ndërhyrja e Shaqir ef. Fetahut në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup përbëjnë një problem serioz që kërkon veprime të menjëhershme për të siguruar një mjedis të drejtë dhe transparent akademik. Hetimet dhe veprimet ligjore janë të nevojshme për të zbuluar dhe ndëshkuar shkeljet e mundshme që institucioni akademike të jetë jasht ndikimit të Shaqir ef. Ftahut dhe çdokujt tjetër. Fakulteti duhet të përqendrohet në ruajtjen e integritetit dhe pavarësisë së tij, duke garantuar se të gjitha procedurat kryhen në mënyrë të drejtë dhe të pandikuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More