Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Opozita bjelloruse fiton Çmimin Sakharov

Zhurnal Ads

Opozita demokratike bjelloruse është nderuar me Çmimin Sakharov për Liri të Mendimit, që ndahet nga Parlamenti Evropian.

“Është një nder të njoftoj se gratë dhe burrat e opozitës demokratike të Bjellorusisë janë laureatët e Çmimit Sakharov për vitin 2020”, tha presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli para ligjvënësve evropianë.

Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet më 16 dhjetor në Parlamentin Evropian, edhe pse ende është e paqartë nëse do të mbahet në ndërtesën e PE-së, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Çmimi Sakharov do të ndahet për një sërë figurash të opozitës, përfshirë Svyatlana Tsikhanouskaya, Maryya Kalesnikava, Veranika Tsapkala, Volha Kavalkova and Syarhey Dyleuski, laureatin e Çmimit Nobel Svetlana Alexievich, për burrin e Tsikhanouskayas që është i burgosur, Syarhey Tsikhanouski. Çmimi po ashtu do t’i ndahet edhe themeluesit të kanalit NEXTA në Telegram, Stsyapan Putsila, për Ales Byalyatski nga organizata për të drejtat e njeriut, Vyasna si dhe të burgosurit politik Mikalay Statkevich, i cili ishte kandidat për president më 2010.

Në listën e ngushtë për ta fituar këtë çmim këtë vit ishin edhe një grup aktivistësh të ambientit në Honduras si dhe Najeeb Michaeel, kryepeshkop në qytetin irakian të Mosulit.

Protestat kundër Alyaksandr Lukashenkës në Bjellorusi po vazhdojnë që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, ku ai thotë se ka fituar.

Në këto protesta, mbi 10 mijë persona janë raportuar se janë arrestuar, disa të vdekur dhe qindra të lënduar.

Lukanshenka është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994. Ai pretendon se ka fituar në zgjedhjet e 9 gushtit, por opozita thotë rezultatet zgjedhore janë manipuluar dhe fituese e zgjedhjeve është kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar që të pranojnë fitoren e Lukashenkës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Italia raportoi 822 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

T E

Mjeku gjerman: Vaksina nuk e kthen normalitetin para verës

S.B.

Londra e zhgënjyer me BE-në, por nuk e përjashton marrëveshjen për Bregzitin

admin

Shpërthimi i madh i Covid-19 në Britani, qeveria ngatërron numrat

admin

Samit para një mali me probleme

S.B.

McConnell: Trump provokoi turmën në Kongres

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...