Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha ‘humbës nuk është kush rrëzohet, por ai që gërmon aty ku ra’

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas seancës së parë të Kuvendit gjatë së cilës opozita bllokoi foltoren.

Kryeministri shkroi në rrjetin social “X” se bashkëbisedoi me ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diellën e cila do të merret me Prokurimet Publike.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkroi Rama.

Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës XI sërish me protesta kundër qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More