Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Opozita bllokoi rrugët e Shkupit, VMRO e kushtëzon Zaevin të tregojë çka ka dakorduar në Bullgari

Zhurnal Ads

Shkup, 1 dhjetor – Një pjesë e rrugëve të Shkupit u bllokuan. Arsyeja – protesta e opozitares DPMNE për shkak, siç thonë nga partia e Mickoskit, të ngjarjeve dhe negociatave të fshehta që Qeveria i udhëheq me Bullgarinë. Mickoski duke iu drejtuar Zaevit tha se vetëm një amator politik mund të nënshkruajë një marrëveshje të tillë.

“Vetëm një amator politik mund të nënshkruajë një marrëveshje të tillë në të cilën historia do të jetë kriter për progresin e shtetit në procesin për anëtarësim të plotfuqishëm në suaza të BE. Për fat të keq këto politika nënçmuese dhe servile të Qeverisë së udhëhequra nga Zoran Zaev, na sollën në situatë kur duhet të zgjedhim mes asimilimit dhe integrimit. Një orë e më parë dorëheqje”, theksoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Këto janë momente kur vendoset për të ardhmen e popullit dhe shtetit maqedonas. Për fat të keq këtë nuk arriti të shohë Zoran Zaevi dhe sot në vend të zgjidhjes, kjo paraqet problem, theksoi Mickoski. Pjesëmarrësit në protesta që ishin para Qeverisë i vlerësojnë si katastrofale negociatat me Bullgarinë.

“Ne dëshirojmë ta ruajmë shtetin, dëshirojmë ta ruajmë gjuhën tonë dhe nacionalitetin tonë, maqedonas, nuk mund të jemi siç flet Bojko, një shtet – dy popuj”.

“Negociatat me Bullgarin janë katastrofale, diçka fshehin nuk tregojnë. Atë që nuk e tregojnë siç duket është se s’do të kemi më shtet. Duhet të ndërmarrim masa që të shpëtojmë”.

Mickoski i paralajmëroi bllokadat mbrëmë përmes rrjeteve sociale. Ndërsa sot publikisht kërkoi falje nga qytetarët për shkak të kaosit të shkaktuar. Gjithashtu paralajmëroi protestë edhe për nesër.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Takim i Spasovskit me përfaqësuesit e grupacionit për armë pranë Odës ekonomike

E.E.

Editorial: Hetimet kundër korrupsionit nuk marrin epilog!

R ZH

Zaev në takim me Rot: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Gjermaninë

Z H

“Shkupi 2014”, Shilegov: Ministria e Kulturës dhe Komuna Qendër t’i heqin ndërtimet pa leje

E.E.

KSHZ: Më 13 dhjetor votohen kryetarët në Shtip dhe Pllasnicë

admin

Autobusët do të vazhdojnë me orar të së shtunës, nuk ka shumë udhëtarë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...