Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Opozita duhet ta demaskojë pushtetin!

Shkup, 12 shkurt – Në Maqedoninë e Veriut që nga pluralizmi politik e këndëj në pushtet në vazhdimësi ka qenë një parti e madhe maqedonase dhe një shqiptare. Ndërkohë që percepcioni në opinion është se partitë shqiptare në pushtet gjithnjë kanë qenë nën hije e partnerit më të madh maqedonase të koalicionit. Në anën tjetër, opozita shqiptare sipas përceptimit të opinionit publik ka qenë gjithnjë më e heshtur në veprim sesa opozita maqedonase. Por, kush është më aktiv? Partitë shqiptare apo ato maqedonase.

Analisti Blerim Hyseni thotë se si në shume vende edhe te ne opozita është aktive dhe kjo më shumë si pasojë e zhvillimeve të brendshme, brenda opozitës sesa për qëllim të demaskimit të pushtetit. “Këtë e them sepse brenda opozitës maqedonase, këtu kam parasysh VMRO e cila po vlon nga zhvillime të brendshme dhe pakënaqësisë në rradhët e saj, e kjo sikur e nxit të jetë sa më aktive me qëllim të shuarjes së zërave kundër liderit të saj që siç po duket s’janë të pakta. Ndërsa sa i takon opozitës shqiptare vlerësoj që tendencat për politikë aktivë ekzistojnë por kjo nuk do të thotë se i’a kanë arritë qëllimit. Vërejmë se më shumë i’u shkojnë zhvillimeve nga pas sesa që janë prodhues të zhvillimeve përjashto këtu ta zemë propozim ligjin për nënshtetësi”, deklaroi për Zhurnal, Hyseni.

Ai konsideron  se roli i opozitës në një shoqëri demokratike është shumë më i rëndësishëm për zhvillimet politike dhe në demaskimin e pushtetit, këtë deri më tani nuk ka arrit ta bëjë opozita. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...