Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

“Opozita duhet të shpalosë ide konkrete, jo detyrimisht çdo votë proteste ndaj BDI-së shkon te ata”

Shkup, 16 qershor – Ndonëse partitë shqiptare të opozitës në periudhën e kaluar kanë krijuar front të përbashkët opozitar kundër pushtetit duke profilizuar opozitarizmin e tyre në temat e korupsionit keqpërdorimit dhe pasurimin masiv të funkcionarëve të pushtetit, k;to nuk rezultojtë të mjaftueshme për të fituar masivitetin e votës, është vlerësimi i njohësve të zhvillimeve politike, shkruan Zhurnal.

Ata thonë se dy fushatat e BDI-së “Kryeministi Shqiptar” dhe “Ekologja”, janë dy PR projekte te shtrenjta të cilave opozita mund ti bëjë ballë vetëm duke qenë e hapur për ata që janë jashtë strukturave dhe kierarkive partiake, bashkë me shpalosjen e ideve konkrete për zgjidhjet e problemeve, të cilat relisht nuk po bëhen ndonëse për shkurt kohë do të mbahen zgjedhjet lokale.

“Jo detyririmisht çdo votë protestë ndaj BDI-së shkon te opozita. Prandaj kjo e fundit duhet të shpalos një ofertë politike që motivon dhe mobilizon votuesin e ri, të papërcaktuar dhe apartiak, një shtrirje për ide të reja, inkluzion dhe përfaqësim më të madh të popullit, sidomos rinisë, jashtë strukturave partiake”, thotë Besim Nebiu, sipas të cilit kritika ndaj BDI-së nuk mjafton nëse kjo nuk mbështetet me një program të detajuar dhe profesionalisht te përgatitur për qeverisje.

Naim Sinani nga ana e tij thotë se ndonëse partitë opozitare shqiptare kanë shtuar aktivitetet, duke prekur disa sfera, përfshi ligjin për shtetësi, vit zgjedhor kërkon që opozita të shtoj aktivitetin. “Sidomos duhet të preken më shumë temat që i takojnë pushtetit lokal, pasi bëhet fjalë për zgjedhje lokale. Por krahas kritikës ndaj pushtetit, opozita duhet të shpalosë edhe idetë e saja konkrete për zgjidhjet e problemeve. Ajo që nuk guxon të bëj opozuta është të mos lejojë të luaj lojën që e dikton BDI, me agjendën e gjelbërt”, thotë Sinani.

Kujtojmë se dy javë më parë Bashkimi Demokratik për Integrimin njoftoi se zotohet për një agjendë të gjelbër në Qeveri, Parlament, Komuna dhe në të gjitha institucionet shtetërore.
Në shpalosje, Ahmeti tha se si parti kanë mbyllur çështjet etnike dhe se ka ardhur koha që të hapin derën hapë krah dhe të përqafojmë këto politika për një të ardhme të gjelbër, të sigurt, të zhvilluar dhe të shëndoshë, pasi këtë e kërkon rinia.

Opozita shqiptare akoma nuk wshtw kundwrpwrgjigjur me njw program, por nw reagimin e tyre koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa idenë e BDI-së për “agjendën e gjelbër” e quajnë hipokrizi të.

Në reagimin e tyre u tha se BDI sot hoqi dorë nga statusi i UÇK-së, nga barazia e shqiptarëve, nga drejtësia, nga kryeministri shqiptar dhe nga gjithçka që kanë premtuar, ndërsa në vend të tërheqjes, BDI po maskohet si parti e gjelbër evropiane.

Postime të ngjashme

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...