Shqipëri

Opozita e Bashkuar nuk ndryshon qëndrim: PS ndryshoi rregullat

Zhurnal Ads

Opozita e bashkuar nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj, pas mbylljes së tryezës së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se mazhoranca pengon që ato tu drejtohen ODIHR.

“Gjiknuri ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka ngulur këmbë që të mbajë të pandryshuar rregullat. Opozita kërkoi me insistim ti drejtohemi ODIHR për marrëveshjen e 14 janarit por sërish u përball me refuzimin e PS-së. Ne vijojmë të qëndrojmë në këtë pozicion, dhe nëse PS- nuk ndryshon qëndrim do të bllokojë Këshillin Politik dhe Reformën konsensuale zgjedhore një nga kushtet e BE. Të marrin versionin e tyre dhe tonën dhe tja dërgojmë ODIHR sëbashku por ai nuk e do një gjë të tillë ”, ka thënë Bylykbashi.

Nënkryetari i LSI_së, petrit Vasili në një deklaratë për medist është shprehur se mazhoranca po përpiqet që të bllokojë mbarëvajtjen e këshillit Politike.

Sipas tij shumica kërkon që ti provojë shqiptarët për të votuar atë që duan.

“Gjiknuri e brakstisi tavolinën e këshillit në mënyrë të njëanshme. Ai deklaroi haptaz se duke qenë se janë mazhorancë miratojnë ligjin që ju leverdis. Kjo shpjegon më së miri këtë se këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të njëanshëm të diktuar nga frika e zgjedhjeve ku një pakicë përpiqet që të manipulojë reultatin. I kemi kërkuar qartë se pse PS-ja ka frikë që ti drejtohet OSBE-ODIHR, është e pabesueshme që drejtuesja formale ndalon dhe bllokon Këshillin politik për tju drejtuar OSBE ODIHR, atyre nuk ju intereson që shqiptarët të votojnë me lista të hapura, u kanë hequr shqiptarëve mundësinë që të votojnë atë që duan dhe kë duan. Opozita nuk kërkon asgjë , vetëm standarte të larta zgjedhore, barazi rregullash, ne futemi në lojë me rregulla të barabarta”, ka thënë Vasili./abcnews.

Postime të ngjashme

Mjekja shpreh shqetësimin: Covid-19 mban gratë larg kontrolleve për kancerin e gjirit

T E

1600 shtretër në dispozicion për COVID, Manastirliu zbulon skenaret si do përfshihen spitalet rajonale

S.B.

Manastirliu në Shtëpinë e të Moshuarve: Vaksinim falas për të moshuarit dhe stafet e qendrave të kujdesit social

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...