Maqedoni

Opozita e cilëson si të dështuar Platformën për mësim në distancë

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator – Opozita e gatshme t’i zgjasë dorën institucioneve për të përmirësuar platformën kombëtare për mësim nga distanca. Ky qëndrim i tyre thonë se vjen si rezultat i dështimit të Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për zhvillim e arsimit për të nisur procesin edukativo arsimor në kohë. Platformën aktuale e vlerësojnë si të dështuar dhe kërkojnë veprime në kohë që procesi të mos ngecë në pengesa. VMRO-DPMNE-ja shprehet e gatshme t’i ofrojë institucioneve ekspertët e saj të IT-së të cilët sipas tyre do të përshpejtojnë përmirësimin e platformës për mësim.

“Jemi dëshmitarë të fjalëve boshe dhe mungesës së veprave. A do të kalojë edhe ky muaj në tentativa të pasuksesshme për të gjetur platformën e duhur për mësim? A mundet MASH të formoj plan me hapa konkret për mësim kualitativ për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor? A do ta pranojë MASH se platforma për të cilën tentojnë të na bindin se është zgjidhja me e mirë nuk është funksionale dhe po përgatiten për platformë të re?”, deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon nga autoritetet të hartojnë strategji funksionale me kushte për platformë multimediale funksionale. Sipas tyre, ka shumë arsye për të cilat janë të gatshëm të angazhohen në tejkalimin e vështirësive. Opozita shqiptare akuzon Qeverinë se ka sjell vendim për mësimin në distancë në kundërshtim me vullnetin e prindërve.

“Për fat të keq ky është realiteti. Ata vendosën që mësimi të zhvillohet nga distanca. Neve jemi të vetëdijshëm që përveç problemeve teknike, kanë edhe probleme të tjera. Arsimtarët kanë pasur vetëm dy vebinare deri tani dhe mos prisni që ata të jenë të aftë të ligjërojnë dhe manipulon me një teknologji me të cilën për herë të parë ballafaqohet. Neve si koalicion jemi të gatshëm të japim zgjidhje pasi këto sfida nga nesër do të jenë realitet për ne”, tha Azir Aliu, ASH-AAA.

Opozita kërkon edhe fonde shtesë për mësuesit dhe arsimtarët, pajisje elektronike për nxënësit të cilët nuk kanë kushte t’i sigurojnë ato, platforma edukative për prindërit, program dhe materiale në gjuhën amtare, përmirësimin e vlerësimit dhe notimit dhe përfshirjen e universiteteve në hartimin e strategjisë dhe platformës kombëtare për zhvillimin e arsimit pa pengesa.

Postime të ngjashme

Zv/Ministri Nuhiu për gjykimin në Hagë: Burimi i dëshmive duhet të provohet

XH,I

Vendparkime për shtatzëna dhe familje me fëmijë deri në 3 vjet

T E

VMRO: Bislimovski është anëtarë partiak, nuk mund të jetë kryerar i Komisionit rregullator

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...