Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Opozita e fortë nuk do të lë “rahat” Qeverinë e brishtë!

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut tani në këtë mandat do të duhet të jetë shumë më efikase dhe më konkrete në aspektin politik, ekonomik, arsimor dhe sundimin e së drejtës për shkak se vendi ndodhet para një krize ekonomike dhe shëndetësore si rezultat i pandemisë. Me opozitë shumë të fuqishme siç kemi tani, BDI që është në pushtet do të punojë ndryshe nga herët e kaluara sepse nuk e ka komoditetin e numrave të deputetëve shqiptar të cilët mund të jenë faktorë kyç në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicën e badenterit, thonë njohësit e proceseve politike në vend.

“Në anën tjetër unë mendoj se BDI-ja, do të punojë ndryshe nga herët e kaluar për shkak se përballë ka një opozitë shumë të fuqishme shqiptare dhe nuk e ka komoditetin e numrave të deputetëve shqiptar, sepse deputetët shqiptar pa BDI- mund të jenë faktor kyç në miratimin e Ligjeve që kërkojnë shumicën e Badinterit. Opozita duhet të luajë një rol shumë konstruktiv dhe çdo herë të jetë kritikuese e punës së qeverisë dhe të BDI-së në veçanti gjithmonë duke u bazuar në argument. Opozita ka shumë mekanizma demokratik për të përmirësuar dhe për të kontrolluar punën e qeverisë duke filluar me parashtrimin e amendamenteve, propozimin e Ligjeve, pastaj në aspektin ekonomik të iniciojë ndryshime në decentralizimin fiskal si një ndër kushtet elementare për të përmirësuar ekonomine lokale, ndryshime ligjore në arsimin fillor dhe të mesëm duke krijuar kështu një sistem shumë më efikas për arsimin fillor dhe me siguri se këto do të kenë mbështetjen edhe të shumicës parlamentare”, thotë për Zhurnal Berat Azizi, analist.

Nga opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, qeverinë e re e kanë quajtur “koalicion të mashtrimit” ndërsa kanë paralajmëruar fushatë për demaskimin e këtij mashtrimi dhe kthimin e legjitimitetit. Edhe nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE kanë paralajmëruar një vjeshtë të nxehtë me demostrata deri në rrëzimin e qeverisë.

Deputeti nga koalicioni “Tash është koha”, Zejd Rexhepi për Zhurnal ka deklaruar se kësaj qeverie ia kontestojnë legjitimitetin, dhe çështja e protestave në të ardhmen do të diskutohet në kuadër të të dyja subjekteve politike AAA-ASH.

“Sa i përket nismës së opozitës maqedonase për protesta në vjeshtë, ne e përshëndesim nje qëndrim të tillë, ndërsa siç edhe dihet që shkaku i vjedhjes së demokracisë te shqiptarët nga ana e BDI-së, koalicioni “Tash është koha” kësaj qeverie ia konteston legjimitetin, kursa sa i përket hapave demokratike lidhur me këtë kontestim, kjo çështje në të ardhmen do të diskutohet në kuadër të të dyja subjekteve politike dhe vendimet gjithsesi do të jenë në shërbim të kthimit të demokracisë së vjedhur te shqiptarët”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi.

Pra si variant nuk përjashtohen edhe protestat në rast të pakënaqësisë për zhvillimet në vend, por këtë mekanizëm opozita duhet ta shfrytëzojë në kohë të caktuar dhe për çështje që janë në interes të të gjithë qytetarëve, thotë Berat Azizi.

“Pra protestat gjithkund japin rezultat, por e gjitha varet nga mënyra dhe kërkesat që do të mbështetet kjo protestë. Janë shumë mekanizma që opozita ka mundësi të përdor për të korrigjuar qeverinë në një kohë kur krahas ballafaqimit me Pandeminë jemi edhe shumë afër zgjedhjeve lokale të cilat mund të reflektojnë edhe në pushtetin qendror dhe mund të kemi ndryshime radikale. Në anën tjetër edhe BDI-ja në pushtet ka pozicione shumë të fuqishme të cilat do të duhet ti shfrytëzojë për të përmirësuar situatën ekonomike sidomos në vendbanimet shqiptare. Pra një situatë ku edhe pozita edhe opozita shqiptare janë në pozicione shumë të forta, dhe cila do ta luajë lojën më mirë do të ketë përfitime politike te qytetarët”, ka përfunduar për Zhurnal, analisti politik, Berat Azizi.

Nga ana tjetër, analisti politik, Qenan Aliu për Zhurnal thotë se parimish në çdo shoqëri ku ka qeveri e shumicë të brishtë, numerikisht i bie se ka edhe opozitë të fortë, megjithate, do të varet se sa aktive do të jetë opozita.

Sipas tij në shtetet ku nuk ka tensione etnike dhe shtete të zhvilluara shpesh ndodhë që qeveria me opozitë të fortë të jetë e suksseshme, por kjo nuk ka të bëjë me rrethan politike dhe ekonomike tek ne.

“Është fakt i pa mohueshëm se vendin tek tani do ta kaplojë kriza ekonomike dhe sociale për shkak të pandemisë globale dhe faktorëve tjerë, mbase edhe vendi do të zhytet në borxh publik dhe huazime në tregun finaciar ndërkombëtar me shuma gallopante. Nuk mendoj se protesta të paarsyeshme të organizuara nga opozita do të kenë efekt. Protestat duhet të kenë justifikimin bazë. Jo çfarëdo taktizimi nga opozita do të ketë sukses, por vetëm duke atakuarme konstruktivitet dhe bile për çështje të interesit shtetëror e qytetar, opozita duhet të jetë kohabituese me shumicën e brishtë. Fundja kjo qeverei nuk mund të ketë jetgjatësi, mbase do të mund të bjerë nga shpërfaqja e aferave të ndryshmekriminale dhe korruptive”, shprehet Aliu.

Postime të ngjashme

Anulohet seanca për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Boki 13 përsëri në spital!

admin

Kontesti Shkup-Sofje, Merkel po bënë maksimalen, ku mbetën liderët tjerë të BE-së?

XH,I

Këshilli i Ambasadorëve: Memorandumi me Bullgarinë i papranueshëm

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...