Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Opozita e konsoliduar mund ta sfidojë BDI-në e Ali Ahmetit

Shkup, 10 shkurt –  Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nga themelimi I saj në vitin 2002 e këndej është partia më e votuar ndër shqiptarët e Maqedonisë. Madje po për aq vite është edhe partia e cila I ka përfaqësuar shqiptarët në ekzkutiv. Njohësit e zhvillimeve politike kanë thënë se BDI ka arritë të mbanë primatin e të parit ndërshqiptarët, për shkak të përçarjeve brenda kampit politik opozitar, shkruan Zhurnal.mk

Bazuar në atë se tanimë një pjesë e opozitës është bashkuar dhe ka formuar koalicionin ASH-AAA, ndërsa një pjesë i është bashkuar partisë së kryeministrit Zaev, LSDM, a mund të kemi një ndryshim të konjukturës politike në kampusin politik shqiptar? A është konsileduar sa duhet opozita shqiptare për ta sfiduar dhe fituar BDI-në e “kryeplakut” Ahmetit?

Gazetari dhe opinionisti Naim Sinani thotë se bazuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, por edhe ne atë që mund të konstatohet nga kontaktet me njerëz, koalicioni opozitar ASH-Alternativa do ta sfidojë seriozisht BDI-në në zgjedhjet lokale. “Kjo nuk do të thotë se opozita duhet të rrijë duar kryq dhe të pres datën e zgjedhjeve. Madje që tani opozita duhet të angazhihet, si në përgaditjen e programit dhe strategjisë për secilën komunë veç e veç, ashtu edhe në përzgjedhjen e kandidatëve. Kur jemi te kandidatët, duhet theksuar se pikërisht kandidaturat për kryetarë dhe këshilltarë komunal, do të jenë ato që do të bëjnë diferencën në disa komuna, ku dihet se gara do të jetë e ngushtë. Për shembull në komunën e Çairit, opozita ka paralajmëruar kandidaturën e stomatologut Bekim Sali, emri i të cilit është i denjë për të sfiduar kandidatin e BDI-së, cilido të jetë ai. Poashtu garë e ngushtë pritet edhe për Tetovën dhe Strugën”, deklaroi për Zhurnal, Sinani.

Ajo që duhet theksuar, shprehet më tej ai, është që partitë shqiptare, pa marrë parasyshë garën politike, duhet të mbajnë llogari për komunat si Kërçova e Dollneni, ku përçarja rrezikon fitoren e kandidatit shqiptar. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...