Agjencia Zhurnal.mk

Opozita e Kuvendit: Në horizont një pakt i ri Rama-Basha

Tiranë, 17 maj – Nuk dihet akoma sesi do të zgjidhjet ngërçi politik pak ditë para zgjedhjeve lokale, por nga opozita e re ushqehet bindja se Basha-Rama po bisedojnë për një marrëveshje të dytë, kundër interesit të shqiptarëve, duke përsëritur marrëveshjen e vitit 2017.

Seanca e djeshme e kuvendit është shoqëruar me debate të ashpra. Temë qendrore ka qenë procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Ideja e krijimit të një pakti të ri Rama-Basha, do të mund të ndikojë në ecurinë e marrëdhënieve të mëtejshme të Kuvendit dhe të partive politike shqiptare. Gjithashtu gjatë debateve janë përmendur edhe mundësitë për një organizim të opozitës shqiptare. Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni që u fut nga listat e LSI-së pas daljes së opozitës në rrugë i kërkuan dje kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Lulzim Bashën. Gjatë fjalës së tyre në seancën e djeshme plenare, disa deputetë të opozitës së re parlamentare konstatuan se mes liderit të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të qeverisë Edi Rama po punohet një tjetër marrëveshje e fshehtë në kurriz të shqiptarëve. Kryeministri Rama ka shtrirë dorën për dialog, por Basha tha se është gati që të ulet me ndihmën e ndërkombëtarëve, pa kreun aktual të qeverisë.

Hajdari: E ndjej që Rama- Basha kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, ose siç e quan këtë të fundit kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë. Në një fjalim në Kuvend, Hajdari tha se Basha dhe Rama kanë arritur një marrëveshje, jo për shqiptarët, por për interesat e tyre. “Kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë, hedh molotov si të hidhet si oriz në dasma, shqiptarët s’dinë ku të trokasin. Çfarë ka ky vend. Kritika kryesore që u bëjnë njerëzve, është që të flasin me fakte. Unë do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, mos se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë”,- tha Hajdari.

Ralf Gjoni-Ramës: A keni bërë pakt të fshehtë me Bashën në kurriz të shqiptarëve?

Deputeti Ralf Gjoni i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së Taulant Balla që të shprehet nëse kryeministri Edi Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për daljen nga kriza, por që sipas tij është në kurriz të shqiptarëve. “Marrëveshje në 2008! Marrëveshje në Maj 2017! Prapë kërkohet marrëveshje edhe sot! E çfarë na kanë sjellë ne marrëveshjet??? Asnjë të mirë, përveç përmbushjes së oreksit të pangopur të 2-3 peshqve të mëdhenj, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë mbi kolltuqe si bajraktarë – të pandëshkuar e të pacenuar nga forca e ligjit apo nga shteti i të drejtës – i cili këtu në Shqipëri – ndryshe nga vendet e BE-së – është thjesht një utopi imagjinare! Në vend që të ndëshkohen politikanet – ndëshkohen qytetarët! Ky është realiteti i trishtë sot në Shqipëri”.

Lefter Maliqi: Dyshoj për pakt Rama-Basha!

Pas deklaratave të Hajdarit dhe Gjonit se mund të ketë një marrëveshje Rama-Basha, deputeti Lefter Maliqi përforcoi deklaratat e tyre për mundësinë një tjetër marrëveshje Basha-Rama si ajo e 17 Majit. Ai tha se ‘Dysho’ dje këta do të bëjnë marrëveshje, por ishalla ndryshojnë sistemin. “Po pse qenkan ata jashtë më të korruptuar se ne, kush i bëri të korruptuar gjyqtarët dhe prokurorët, politikanët”, shpreh Maliqi. Duke u ndalur te situata e policisë së shtetit, tha: “Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira. Të hiqen dhe lekët e vettingut dhe tu jepen policëve për karburant, makina se kemi qenë në disa drejtori policie dhe e dimë shumë mirë. Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen. Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar”-përfundoi ai.

Murrizi: Rama-Basha pakt nën skuta për të zmadhuar vjedhjet

Deputeti Myslim Murrizi, njëherësh nënkryetar i Parlamentit, ka deklaruar se liderët e politikës po bëjnë marrëveshje të fshehta. Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se politikanët po bëjnë përqafime e marrëveshje për të zmadhuar vjedhjet e shqiptarëve, dhe jo për t’i zvogëluar ato. “Po realizojnë çdo lloj marrëveshjeje nën skuta, ku ju vjen mirë dhe ju ngrohen xhepat. Unë do mirëkuptoja çdo lloj përqafimi, marrëveshje, nëse do bëhej për shqiptarët, por çdo lloj artikulimi që po shohim dhe do shohim në vazhdim nuk bëhet për të zvogëluar vjedhjet, por për t’i zmadhuar ata. Prej tyre nuk ka për të gjetur hajër ky vend”, është shprehur Murrizi.

Spiropali: S’ka pakt me Bashën dhe bishtat e tij

Ministrja Elisa Spiropali duke iu përgjigjur Rudina Hajdarit e siguroi se nuk do të ketë marrëveshje Rama-Basha. Ajo iu përgjigj edhe akuzave të Bashës për dosjen 184. “Të jeni të sigurt ju dhe aleatët tuaj që nuk kemi ndërmend që të bëjmë asnjë marrëveshje me Bashën, Kryemadhin dhe bishta të tjerë që i kanë dalë përpara Shqipërisë dhe duan ta rrëzojnë. Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah. Ky është kloun që gajas dynjanë. Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider”-tha ajo.

Do përsëritet marrëveshja e 17 Majit?

Rasti i fundit ishte marrëveshja e 17 majit 2017. Duke mos pasur rrugë tjetër për të dalë nga çadra kryetari i opozitës Lulzim Basha u ul në tryezën e marrëveshjes me kryetarin e qeverisë. Mënyra e uljes dhe e ndrydhjes pesë orë kokë më kokë ishte gabim dhe la vend për dyshime. Kryetari i qeverisë Edi Rama ketë tryezë ia përdori duke deklaruar “Unë Lulin e kam në xhep, ai është me mua” për ta goditur dhe për ta delegjitimuar në elektorat dhe brenda partisë së tij./shekulli

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...