Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Opozita kategorikisht kundër mënyrës së punës online në Parlament

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Situata me pandeminë ka imponuar mënyra të reja ne organizimin e mbledhjeve të institucioneve shtetërore. Si do të zhvillohet puna në Kuvend pas zbulimit në opinion se dy deputetë janë pozitivë me Kovid-19 dhe duke pasur parasysh se partitë në pushtet me mungesën e tyre në mbledhjet plenare nuk kanë shumicë, sipas të gjitha gjasave do të dihet pas takimit të sotëm koordinues me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me fillimin e mbledhjes së caktuar për në mesditë.

Opozita është kategorikisht kundër mënyrës së punës online në Kuvend. Sipas VMRO-DPMNE-së puna online në Kuvend është antikushtetuese.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, dje përmes një statusi në Facebook është shprehur kundër që Parlamenti të punojë online. Sipas tij, fjala “Kuvend” ose “Sobranie” në gjuhën maqedonase do të thotë mbledhja e njerëzve në një vend për të vendosur së bashku.

Sipas kushtetutës, sqaron Dimovski, Kuvendi nuk guxon të vendosë duke mos u mbledhur dhe të mbajë seancë, dhe sipas tij, ideja për seanca online është në kundërshtim me Kushtetutën.

Edhe opozita shqiptare e përbërë prej ASH dhe AAA për Zhurnal shprehen kategorikisht kundër mënyrës së punës online në Kuvend. Zejd Rexhepi thotë se Parlamenti duhet të punojë me prezencë fizike siç është e paraparë me kushtetutë dhe ligjet përkatëse.

“Ne konsiderojmë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i përmbush të gjitha kushtet preventive të parapara për mbrojtjen kundër pandemisë, andaj konsiderojmë që është e pavlerë kërkese për funksionim online të institucionit më të madh ligjvënës. Kuvendi duhet të punoj me prezencë fizike ashtu siç edhe është e paraparë me kushtetutë dhe ligjet përkatëse. Çdo veprim tjetër pa konsenzus e vdes demokracinë dhe është në kundërshtim të vlerave ligjore dhe demokratike”, ka deklaruar për Zhurnal, koordinatori i grupit parlamentar “Tash është koha”, Zejd Rexhepi.

Edhe njohësi i proceseve politike në vend, Zudi Xhelili për Zhurnal shprehet se sa i perket mbledhjes se Kuvendit që është institucioni më i lartë ligjdhënes nuk ka efekt puna online.

“Sidomos kjo gjë nuk mund të arsyetohet nëse mungojnë dy deputet, nuk mund të arsyetohet as per 10 deputet, ekziston rregullore për punën e parlamentit, ska nevojë për shpikje të reja e të eksperimentohet vetëm për dy deputet. Për mënyrën si do te punojë parlamenti është i nevojshëm koncensus nga të gjithë partitë politike parlamentare. Kam përshtipjen se i gjithë ky alarmim bëhet për të kërkuar lemosh nga faktori nderkombëtar. Shtetet e zhvilluara janë duke vepruar ndryshe në këto situata!”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Zudi Xhelili.

Nga ana tjetër, Kryeministri Zoran Zaev dje tha se pret që Parlamenti të fillon të punojë online, pasi që dy deputet rezultuan pozitiv me Covid-19. Ai beson se pozita dhe opozita do të dakordohen të punojnë online dhe në këtë mënyrë të votohet buxheti dhe informoi që seanca e rradhës qeveritare do të mbahet online pas propozimeve të autoriteteve shëndetësore.

“Qeveria seancën e rradhës të martën do ta ketë online. Ne ende nuk kemi person me simptoma apo të infektuar, por në bazë të rekomandimit të ministrit Venko Filipçe dhe Komisionit për Sëmundje Infektive na u tha se në përputhje me numrat, duhet të përgatitemi për seanca online. Besoj se edhe parlamenti do të jetë shumë i kuptueshëm dhe do ta shndërron punën në online çër shkak se këtë e kanë bërë siç po e shoh, gati se gjithë parlamentet në rajon dhe Evropë”, tha Zaev.

Ndërsa nga BDI lidhje me situatën e krijuar me deputetët e infektuar me COVID-19, koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie Izet Mexhiti, thotë se këtyre deputetëve duhet të iu mundësohet që të punojnë online dhe të ushtrojnë detyren për të cilën janë votuar nga qytetarët.

“Në situatë të këtillë me qellim që mos ta komplikojmë situatën dhe mos t’i mundojmë deputetët e infektuar me virusin COVID-19, që të lëvizin nga spitali apo vendi ku ata kurohen, me qëllim për të ardhur në seancat parlamentare, ne u mundësojmë vetëm këtyre dy deputetëve në menyrë online të jenë pjesë e parlamentit dhe të ushtrojnë detyrën për të cilën janë votuar nga qytetarët”, shprehet Mexhiti.

Ai mes tjerash tha se sa i përket mënyrës se si më tutje do të vazhdojë puna në parlament, është i nevojshëm koncensus nga të gjitha partitë politike parlamentare.

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...