Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Opozita kërkon që përbërja e KSHZ-së të ndryshohet pas çdo cikli zgjedhor parlamentar

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Opozita kërkon që përbërja e KSHZ-së të ndryshohet pas secilit cikli zgjedhor parlamentar dhe të harmonizohet me rezultatet zgjedhore. Propozim/ndryshimet ligjore janë në procedurë parlamentare dhe me këtë ato synojnë të sigurojnë anëtarët e tyre në organet zgjedhore, përfshirë edhe KSHZ-në.

Në periudhën që nga konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit, por jo më vonë se 90 ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Kuvendi e harmonizon përbërjen e KSHZ-së me rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, parashikohet në propozim/ndryshimet ligjore. Nga kandidatët e propozuar në listë, partitë politike në opozitë propozojnë kryetar dhe dy anëtarë të KSHZ-së kurse partitë në pushtet propozojnë nënkryetar dhe tre anëtarë.

Qeveria ka dhënë pëlqim për ndryshimet e propozuara nga opozita dhe i propozon Kuvendit t’i miratojë ato. Mandati i anëtarëve aktual të KSHZ-së skadon në mesin e muajit janar dhe që nga zgjedhja e kryeparlamentarit kanë kaluar më shumë se 90 ditë. Asnjëra nga partitë politike deri tani nuk ka folur se çfarë do të ndodhë me këtë përbërje të KSHZ-së.

Postime të ngjashme

EKSKLUZIVE / Koalicioni ASH-AAA do të ngritë interpelancë ndaj Bujar Osmanit!

R Zh

MPB me detaje: Ja identiteti i viktimave në Fushë Tophanë

Z H

Spasovski: Po zhvillohet hetim në Prokurori për Mijallkovin

Z H

Prej sot çertifikatat e lindjes mund t’ua sjellë në shtëpi edhe postjeri

Z H

Fushë Tophanë/ Vriten dy persona, sulmuesit në arrati

Z H

Debat publik i Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...