Shqipëri

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, PD-LSI në tryezë vetëm me kushte

Zhurnal Ads

Opozita jashtëparlamentare ka pranuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme në orën 18.00, pas thirrjes së përfaqësuesit të PS-së, Damian Gjiknuri.

Por PD-LSI pranojnë  vijueshmërinë e punës vetëm me plotësimin e  kushteve të vendosura nga ta. Përmes një postimi, PD ka treguar se cilat janë kushtet që ata të pranojnë që puna e Këshillit Politik të vijojë normalisht.

PD bashkë me Opozitën e Bashkuar kanë kërkuar që Marrëveshja e 5 Qershorit të mos cenohet. Ata rikonfirmojnë që janë dakord me hapjen 100% të listave të kandidatëve, duke theksuar se rregullat e garës elektorale mes palëve nuk mund të ndryshohen 5 muaj përpara datës së regjistrimit në zgjedhje.

Postimi i PD-së:

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik. “Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, 2 kriteret e opozitës për të vijuar punën. Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve, ja të gjitha argumentat e opozitës para mbledhjes.

1.Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk përfshihet në asnjë proces që cënon Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe rihap diskutimet nga e para për çështje që janë dakordësuar mes palëve dhe që tashmë janë LIGJ.

2.Rikonfirmojmë se jemi dakord me hapjen 100 % të listave të kandidatëve dhe për këtë çështje jemi të gatshëm të vijojmë punën në Këshillin Politik, me përgjegjshmëri maksimale.

3. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje kushtetutese, ligjore apo praktike, me formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore.

4. Për Opozitën e Bashkuar rregullat e garës elektorale mes palëve nuk mund të ndryshohen 5 muaj përpara datës së regjistrimit në zgjedhje dhe qëndrueshmëria e ligjit është esenciale për cilësinë e zgjedhjeve, sipas standardeve të Komisionit të Venecias dhe të OSBE-ODIHR.

Postime të ngjashme

IKMT nis aksionin tek Unaza e Re, pritet të shemben dy objekte të mëdha

admin

Tiranë/ Arrestohen tre vëllezër, çfarë iu zbulohet në lavazh dhe banesë

admin

Meta viziton monumentin e “5 Heronjve të Vigut”: Tradhtarët e gjakprishurit nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin e heronjve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...