Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë

Opozita për Zhurnal: Vështirë të arrijmë të hënën zgjidhje për ligjin për shtetësi

Shkup, 9 prill – Zhurnal – Ndonëse u paralajmërua me optimizëm dhe me shumë shpresë, takimi i së hënës mes kryeministrit Zoran Zaev dhe krerëve të opozitës shqiptare Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, me shumë gjasë nuk do të rezultojë me një zgjidhje për ligjin për shtetësi, dhe rrjedhimisht me zhbllokimin e Kuvendit, ku me një urgjencë pritet të miratohet pakoja e pestë ekonomike e masave antikovid për ekonomitë, shkruan Zhurnal.mk.

Të enjten u raportua se kryeministri Zaev në takimin në fjalë do të refuzoj variantin e marrjes së shtetësisë përmes tre dëshmitarëve, ndërsa marrëveshjen do ta negociojë përmes ofertës së zbatimit të ligjit nga vitit 2004, në të cilin shtetësi merrej pas të plotësimit të njërit nga 15 kriteret e domosdoshme.

Pavarësisht pohimeve të Zaevit, opozita shqiptare nuk është dhe aq optimiste se e hëna do të rezultoj me një epilog përfundimtar, pasi burime brenda saj kanë thënë për Zhurnal.mk se oferta e kryeministrit nuk pritet të jetë e pranueshme.

“Në parim qeveria do të propozoj zgjidhje të ligjit aktual me dispozita të reja të përkohshme, të cilat do të vlenin sëpaku 6 muaj, me qëllim që në këtë kohë të përfshihen ato qytetarë të cilët janë në vend dhe janë pa shtetësi. Në këto dispozita kalimtare do të përfshiheshin edhe shumica e amandamenteve te propozim ligjit të koaliciont AAA ASH. Por në esencë, koalicioni AAA-ASH do të jetë këmbëngulës për zgjidhje afatgjate ligjore, dhe jo me dispozita kalimtare të cilat do të skadojnë për shkurt kohë”, thotë burimi brenda koalicionit opozitar shqiptar.

Duke folur në kushte të anonimitetit, burimi I lartpërmendur shprehet skeptik se të hënën opinioni do të dëgjoj për një marrëveshje të arritur, megjithatë, thotë se nuk është një mision i pamundur nëse qeveria do të udhëhiqet nga pragmatizmi i nevojës për një ligj për shtetësi, i cili për epilog do të ketë zhbllokimin e Kuvendit, të cilën ekonomia e vendit e pret mepadurim.

Pavarëisht skepticizmit të opozitës shqiptare, opinioni pret gjetjen e një zgjidhjeje, aq më shumë që ishte vet kryeministri Zaev që foli me tone shpresdhënëse.

Ti japim një mundësi takimit, rendi e do që Aleanca dhe Alternativa si dy partitë më të mëdha opozitare të ofrojnë zgjidhjen, ne do ta kumtojmë epilogun”, tha Zaev të enjten.

Kujtojmë se përveç pakos së pestë ekonomike, që përfshinë masat lehtësuese antikovid për kompanitë e vendit, të bllokuara në Kuvend nga shkaku i amandamenteve të shumta të parashtruar nga opozita shqiptare, ndodhen edhe ligji për Qendrën Klinike Univerzitare, vazhdimi i afatit për legalizimin e ndërtimeve ilegale, pakoja e pestë e masave me 100 milionë euro nga Banka Investuese Evropiane me kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe ligji për Radio Televizionin e Maqedonisë të cilat janë në procedurë për një kohë të gjatë.

Ditë më parë ASH-AAA thanë se janë të gatshëm të zhbllokojnë për miratim në Kuvend pakon e pestë ekonomike, një shenjë e vullnetit të mirë që edhe qeveria të reflektojë duke gjetur një zgjidhje për kërkesën e tyre për ligjin e propozuar për shtetësi, por që deri më sot kjo nuk ka ndodhur për arsye të panjohura.

Ky do të jetë takimi i dytë për gjetjen e zgjidhjes pas atij të 31 marsit, që u mbajt mes kryeministrit Zaev dhe koordinatorit të grupit parlamentar të opozitës, Skender Rexhepi, pas çka Zaev tha se po punohet në mënyrë intenzive të gjejmë zgjidhje për ligjin për shtetësi në përputhje me regullativat evropiane. Në konferencën për mediat pas takimit tha se në ditët në vijim do të punohet për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për ligjin për shtetësinë.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...