Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Opozita shqiptare e gatshme të zhbllokoj në Kuvend pakon e pestë ekonomike

Shkup, 5 prill – Zhurnal – Koalicioni i partive shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AAA) mirëpret njoftimin se VMRO-DPMNE mendon të tërheqë amandamentet në propozim ligjin për shtetësi, në tentativë për të zhbllokuar Kuvendin që të miratojë pakon e pestë ekonomike, pasi siç thonë nga kjo parti, fillimisht ky ka qenë një sygjerim i tyre në shenjë të vullnetit të mirë, që bashkë me pushtetin të gjejnë një zgjidhje për këtë çshtje të dhimbshme për qytetarët pa shtetësi, shkruan Zhurnal.mk.

Burime brenda koalicionit që kanë folur në kushte anonimiteti, kanë nënvizuar për Zhurnal se, ky vendim i tyre, ka të bëjë ekskluzivisht me zhbllokimin e pakos së pestë ekonomike që nënkupton masat antikrizë për kompanitë në këtë kohë të vështirë pandemie, dhe paraqet një shenjë e vullnetit të mirë, që pas kompromisit të tyre, edhe qeveria të gjej një zgjidhje për kërkesën e tyre për ligjin e propozuar për shtetësi.

“Ky ka qenë një propozim nga takimet që kemi pasur më herët, dhe na vjen mirë që VMRO është e gatshme të zhbllokoj propozim ligjin tonë për shtetësi, që në esecë është gjeneza e bllokimit të Kuvendit me mijëra amandamentet tona. Ne jemi të gatshëm të zhbllokojmë pakon e pestë ekonomike, dhe seboj se kjo do të çmohet nga pushteti, që bashkë të gjejmë një zgjidhje për ligjin për shtetësi. Zhbllokimin do ta bëjmë vetëm për pakon e pestë ekonomike, ndërsa për ligjet tjera zhbllokimi do të bëhet pas zgjidhjes për shtetësinë”, tha burimi brenda ASH-AAA-së.

Përveç pakos së pestë ekonomike, që përfshinë masat lehtësuese antikovid për kompanitë e vendit, të bllokuara në Kuvend ndodhen edhe ligji për Qendrën Klinike Univerzitare, vazhdimi i afatit për legalizimin e ndërtimeve ilegale, pakoja e pestë e masave me 100 milionë euro nga Banka Investuese Evropiane me kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe ligji për Radio Televizionin e Maqedonisë të cilat janë në procedurë për një kohë të gjatë.

Kujtojmë se më herët mediat maqedonase dolën me shkrimin se VMRO-DPMNE po mendon të tërheqë amandamentet e ligjit për shtetësi, në pritje që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjithashtu të zhbllokojnë ligjin për pakon e pestë ekonomike

ASH-AA propozuan ndryshime në ligj për shtetësi me çka mes tjerash kërkuan shtetësi të Maqedonisë së Veriut të mund të meret vetëm me tre dëshmitarë dhe të njohë njërën prej gjuhëve zyrtare, në këtë rast gjuhën shqipe, propozim ky që është i papranueshmëm për partitë maqedonase..

Këtë javë pritet një marrëveshje për ligjin për shtetësi, një shpresë të cilën e përcolli dhe vet kryeministri Zaev në takimin e javës së kaluar me opozitën shqiptare në Kuvend, pas çka tha se “besoj se në ditët në vijim shërbimet do të punojnë në mënyrë intenzive për të shqyrtuar propozimet e opozitës, megjithatë pres të marrin në konsideratë të gjitha argumentet që u dhanë nga ministrat.Në këtë mënyrë, do të konfirmojmë se jemi për një zgjidhje të përhershme për qytetarët tanë që nuk kanë shtetësi, ndërsa kjo të bëhet në përputhje me konventat evropiane për shtetësi”.

Koordinatori i koalicionit ASH/AA, Skender Rexhepi, nga ana e tij tha se mbetet me bindjen se janë në rrugë të drejtë për një zgjidhje të përhershme të kësaj problematike, duke vendosur një kornizë ligjore përmes së cilës qytetarët do të pajisen me shtetësinë.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...