Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Opozita shqiptare kërkon aktakuzë për drejtorin dhe zv.drejtorin e Entit për Statistika

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, sot ka bërë thirrje deri tek Prokuroria Publike, të ngritë akuzë kundër drejtorit dhe zv.drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika, sepse nuk ka filluar procesi i regjistrimit, informon Zhurnal.

Sipas opozitës shqiptare, mos fillimi i regjistrimit sot paraqet vepër penale dhe për të njejtën duhet të përgjigjet ESHS.

“Enti Shtetëror për Statistika e cila sot informoi se nuk do të fillojë regjistrimi në teren, e që sipas ligjit duhej filluar, paraqet vepër penale. Ky refuzim të zbatohet regjistrimi është një goditje e fortë mbi principin e sigurisë juridike, si koncept bazë e një shteti ligjor. Thërrasim Prokurorinë urgjentisht të ndërmer masat e nevojshme për ruajtjen e shtetit ligjor dhe qeverisjen e së drejtës, me çka do të ngritë akuzë kundër drejtorit dhe zv.drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika”, thërrasin nga ASH-AA.

Nga atje përkujtojnë Prokurorinë për atë çfarë thotë ligji i regjistrimit në nenet 16 dhe 18.

Neni 16: Enti Shtetëror për Statistika kujdeset për ligjshmërinë gjatë përgatitjes, organizon dhe realizon regjistrimin në përputhje me rregulloren e këtij ligji dhe kryen mbikqyrje në punën e pjesmarësve në regjistrim.

Neni 18: Në korniza të kompetencave të tyre të vërtetuara me ligj, në kryerjen e regjistrimeve marin pjesë:

1: Ministria e mbrojtjes
2: Ministria e drejtësisë
3: Ministria për Punë dhe Politikë Sociale
4: Ministria për Punë të Jashtme
5: Agjencia e Kadastrës

Tani ngelet në dorë të Prokurorisë nëse do të ngritë akuzë kundër të njejtëve apo gjithçka është “rregulluar” gjatë takimit Zaev-Mickoski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...