Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Opozita shqiptare me “plan B” për lojërat e fatit

Shkup, 26 janar – Zhurnal.mk – Vitin e kaluar përshkak se u shpërbë Parlamenti dhe Qeveria, propozim ligji për lojërat e fatit ishte i pafat, gjegjësisht ra në ujë dhe tani duhet nga fillimi të dorëzohet propozim ligj i ri nga ana e Ministrisë së Financave.

Nga Lëvizja Antibixhoz në një deklaratë për Zhurnal para pak ditësh, u bënë thirrje të gjitha partive politike veçanërisht atyre shqiptare, që të pranojnë kërkesat e tyre në dobi të qytetarëve.

Ata kërkojnë që objektet e lojërave të fatit të jenë së paku 3kilometra larg objekteve fetare, arsimore dhe kulturore, gjegjësisht larg vendbanimeve.

“Sa i përket distancës, propozimi i dy deputetëve të BDI-së ishte të jetë 500 metra. Propozimi jonë atëkohë ishte të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve. Ne arritëm marrëveshje të ketë disa ndryshime, flas për Qeverinë para kësaj. Ne u dakorduam që në propozimin e tyre të hyjnë dhe objektet fetare dhe qendrat e qytetit. Nuk pranoheshte 3 kilometërshi jonë. Pastaj ato propozuan që distanca të jetë 1 kilometër. Ne u dakorduam që në fushatë në planprogram të kenë edhe kumarin. U dakorduam me liderët e partive që të angazhohen më tepër të zgjidhin këtë problem, mirëpo kundër këtyre propozimeve ishin partitë maqedonase në veçanti LSDM dhe u tërhoq nga rendi i ditës në momentin kur duheshte të kalojë në komisionin për finansim dhe buxhet dhe në seancën parlamentare, ata nuk arritën të bëjnë kuorum qëllimisht”, pati deklaruar javën e kaluar për Zhurnal Xhemal Abdiu nga Lëvizja Antibixhoz.

Skender Rexhepi – Zejd nga Alternativa, mbrëmë njoftoi se ata si koalicion me Alenacën për Shqiptarët, do të dorëzojnë propozim ligj të ri me të cilën do të kërkojnë që objektet e lojërave të fatit të dislokohen së paku 1 kilometër nga vendbanimet.

Mirëpo sa do të mirëpritet ky propozim ligj nga Lëvizja Antibixhoz pasi ata kërkojnë që këto objekte të distancohen deri në 3 kilometra, madje madje, siç thonë nga Antibixhozi, nuk do të ishte keq që të mbyllen tërësisht.

Rexhepi shprehet se nëse ka mundësi që propozim ligji aktual të mund të amandamentohet mirë, nëse jo, do të vijnë me propozim ligj të ri.

“Ne jemi duke përgatitur një propozim ligj, pasi që ky që është aktual i propozuar nga Qeveria shumë pak ka mundësi të amandamentohet pasi që kryesisht më shumë është formal përshkak zëvendësimit të emrit se sa për çështje tjetër. Ne do të propozojmë të tërhiqet ai dhe të propozojmë tjetër propozim ligj. Nëse nuk ka mundësi ky propozim ligj të amandamentohet, ne jemi duke përgatitur si koalicion një propozim ligj, do ta dorëzojmë në Kuvend dhe të presim se do të shohë ditë të bardhë ai propozim ligj. Ne kërkojmë me çdo kusht të largohen kazinot dhe lojërat e fatit nga objektet arsimore, kulturore dhe fetare”, deklaroi dje sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi.

Sido që të jetë, politikbërësit duhet të dinë se përfitimet ekonomike janë afatshkurtëra dhe të vogla, në krahasim me dëmin që i shkaktohet shoqërisë. Dëmi në shoqëri është afatgjatë dhe i pakthyeshëm. Në vend se të përqëndrohen në përfitimet e përkohshme, duhet të vlerësohen përfitimet dhe kostot në mënyrë gjithëpërfshirëse.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mariçiq: Isha i pari që e kuptova se përgatitet ikje e Mijallkovit

Z H

Mariçiq: Të gjithë të kemi besim në regjistrimin, të ndërpritet politizimi dhe kontestimi

R Zh

Ministri i Bujqësisë Hoxha mbështet shtatë fermerët e suksesshëm nga Resnja

R Zh

Pandov për Zhurnal: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të Qeverisë, në politikë nuk ka rastësi

Z H

Afrim Gashi u takua me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Clemens Koja

R Zh

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...