Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Opozita shqiptare nuk ndalet, sot dorëzon edhe 2000 amandamente të tjera në Kuvend

Shkup, 9 mars – Zhurnal.mk – Sot në Kuvend do të zhvillohet debat rreth shumë pikave dhe propozim ligjeve. Një prej pikave në rend dite është edhe propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shtetësi me procedurë të shkurtuar. Ky propozim ligj është dorëzuar nga opozita shqiptare, por partia tjetër në opozitë, VMRO-DPMNE ja e bllokoi këtë propozim ligj me mbi 500 amandamente, informon Zhurnal.

Kështu, ashtu siç paralajmëroi opozita shqiptare se qëllimisht do të bllokojë çdo propozim ligj që do të dorëzohet në Kuvend ashtu edhe po ndodhë. Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët dje dorëzuan mbi 600 amandamente me qëllim për të bllokuar dy propozim ligje.

Por kjo nuk është e tëra, sot Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë përgatitur edhe 2000 amandamente të tjera.

Burime të Alternativës për Zhurnal bëjnë të ditur se këto 2000 amandamente kanë të bëjnë për propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe qetësisë.

Pritet debat i ashpër në Kuvend duke patur parasysh që pozita dhe opozita nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ky “inat” nga opozita shqiptare vjen vetëm se përshkak bllokimit të ligjit për shtetësi. Ky propozim ligj, nuk gjeti përkrahje as na LSDM e as nga VMRO-DPMNE.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: “Punë PO, gjumë JO”, pastruam dhe dezinfektuar çdo rrugë dhe rrugicë të Saravës

R Zh

Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

R Zh

BFI: Delegacioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Tetovës

R Zh

Nikollovski: VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të nenit 102, nëse ka mekanizma mbrojtës

R Zh

Mickovski për Filipçen: Nga një kirurg i shkëlqyeshëm, të përfundosh si një palaço i Zaevit është humbje e madhe

N E

Vilma Ruskovska: Në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...