Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Opozita vazhdon me sjellje destruktive në kohë të pandemisë, thonë nga LSDM

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka vazhduar ma akuzat ndaj opozitës maqedonase për sjellje destruktive në lidhje me sistemin shëndetësor.

Nga LSDM thonë se në kohën kur gjendja me pandeminë është shqetësuese, VMRO-DPMNE-ja zhvillon fushatë të zezë për ta rënduar shëndetësinë dhe sipas tyre, me lajme të rrejshme krijon frikë dhe panik tek qytetarët.

“Gënjeshtër është se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk punojnë për sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit. E vërteta është se është bërë pagesa për 833 mijë doza për rreth 400 mijë qytetarë, në kuadër të mekanizmit Kovaks. Gjithashtu bisedohet për blerje të drejtpërdrejtë nga kompanitë që e kanë prodhuar vaksinën”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se që nga fillimi i pandemisë nga opozita dhe Mickoski kanë parë vetëm sjellje destruktive, kërkesa për dorëheqje, pengesa dhe kritika.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...