Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Ora policore 22:00-06:00” Situata nga pandemia/ Rakacolli: Anulimi i fluturimeve me Britaninë, deri në 18 janar! Universitetet mësim online…

Komiteti Teknik Ekspertëve, ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se incidenca e infektimeve në vendin tonë në dy javët e fundit ka pësuar një ulje.

Mira Rakacolli, Zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se do të vijojë kufizimi i orës policore nga ora 22:00 me 06:00. Ajo ka shtuar se fluturimet me Britaninë e madhe do të mbesin të anuluara deri në 18 janar.

Për sa u përket Universiteteve,  Rakacolli ka shpjeguar se për të shmangur infektimin, të paktën edhe dy javë do të vazhdohet mësimi online.

Mendohet se kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të 2 javë të fundit, të vazhdojnë në fuqi ora policore pas orës 22:00, universiteti edhe 2 javë online dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar”, tha ajo e cila bëri thirrje që të respektohen masat.

“Vetëm gjatë javës së fundit  është 110 raste të reja për 100 mijë banorë dhe është ulur. Niveli i pozitivitetit që është 22%. Mosha mesatare është 48.7 vjeç. Ka një rritje të infektimeve tek të rinjtë. Nga vlerësimi i incidencës Gjirokastra është në fillim, më pas Tirana dhe Lezha. Niveli i shfrytëzimit të shtrat është 46.7%. Si përfundim, situata për këto dy javë është e qëndrueshme me zbritje të lehta dhe nuk ka vend për vetëkënaqësi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, pasi transmetueshmëria është e lartë.” ka thënë Albana Fico.

Brataj: Është kryer punë voluminoze. Janë pritur rreth 700 mijë thirrje. numrat më të mëdhenj të pacientëve trajtohen në banesë.

Ndërkohë Rakacolli ka shtuar se Shqipëria i ka të gjitha kushtet e nevojshme për të ruajtur vaksinën Pfizer që pritet të vijë në Shqipëri javën e tretë të Janarit.

Postime të ngjashme

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri/ Kandidat i PDIU-së më 25 prill

S.B.

8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira; Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

S.B.

Meta ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit/ Kuvendi ja rrëzon me 84 vota

S.B.

Kush janë tre emigrantët në listat e PS, Rama zbulon qarqet ku do të kandidojnë

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Kryemadhi kryeson në Tiranë dhe Fier

S.B.

Rama prezanton programin e PS: Këtë dekadë, Shqipëria do të bëhet destinacioni më i kërkuar turistik në rajon!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...