Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ora policore në mesnatë dhe të hapen qendrat e fitnesit, propozon Shtabi i Krizave

Shkup, 10 maj – Zhurnal – Ora policore të shkurtohet, objektet hotelierike në pjesët e hapura të punojnë deri në orën 23:30 si dhe të fillojnë me punë qendrat e fitnesit dhe të stërvitjeve,  janë një pjesë e masave lehtësuese restriktive të cilat Shtabi kryesor koordinues i krizave i rekomandon qeverisë.

Masat e reja do të vlenin nga 12 deri më 18 maj dhe janë në përputhje me propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektuese në bazë të gjendjes epidemiologjike, uljes së numrit të personave të hospitalizuar dhe numrit të personave të infektuar.

Sipas masave të reja që propozohet, ora policore të zgjasë nga ora 24:00 deri në orën 05:00 dhe të lejohet shfrytëzimi i pushimit vjetor për punonjësit shëndetësor. Eventet dhe ngjarjet të mbahen sipas protokolleve përkatëse, me plotësimin e 30 për qind të kapacitetit të hapësirës së mbyllur, ndërsa të rritet edhe numri i fëmijëve të cilët mund të përkujdesen në një grup nëpër kopshte, gjegjësisht prej 15 në 20 fëmijë.

Propozim – masat pritet të miratohen në seancën e nesërme të Qeverisë. 

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...