Agjencia Zhurnal.mk

Ora policore, Spasovski: Të përkufizohet edhe numri i farmacive kujdestare

Shkup, 21 mars – Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në fjalimin e tij të jashtëzakonshëm ka njoftuar më herët se prej nesër do të hyj në fuqi masa orë policore, por pohoi se e njëjta nuk do të vlejë për pjesëtarët e MPB-së, ARM-së, ekipet e zjarrfikësve dhe personat nga higjiena komunale të cilët për momentin punojnë në turne.

Ora policore nuk ka të bëjë edhe për personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente, gjendje të rrezikshme për jetën, personat të cilët shkojnë në dializë të shoqëruar jashtëzakonisht me të paktën dy persona. Nëse për shkak të urgjencës të gjendjes shëndetësore, në mënyrë shtesë do të evidentohet edhe kontrollohet arsyetimi i daljes dhe transporti deri te institucionet shëndetësore përmes paraqitjes së dokumentacionit shëndetësor pas përfundimit të kontrollit mjekësor.

Sipas Spasovskit, gjatë orës policore do të përkufizohet edhe numri i farmacive kujdestare në qytet.

Në farmaci do të mund të shkojnë vetëm personat të cilët kanë vërtetim se paraprakisht kanë qenë në kontroll mjekësor. Do të përkufizohet edhe numri i taksive. Ata do të mund të transportojnë udhëtarë jashtëzakonisht drejt institucioneve spitalore apo farmacive. Taksitë në këtë tast, do të duhet të kenë pajisje mbrojtëse – maska  dhe doreza.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...