Agjencia Zhurnal.mk

“Ora policore”, Trajanov: Të ketë disciplinë qytetare, secili të kontribojë të mos zgjerohet virusi

Shkup, 23 mars, zhurnal.mk – Prej mbrëmjes së djeshme në vendin tonë filloi kufizimi i lëvizjes prej orës 21:00 deri në ora 06:00 të mëngjesi. Këtë vendim e miratoi qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe sipas kryeministrit Spasovski kjo masë radikale është me qëllim që ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve nga virusi korona.

Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se orën policore e vendosi Qeveria në bazë të propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive, dhe ato ashtu kanë vlersuar si një ndër masat se si ta zvoglojnë zgjerimin e virusit.

Ai thotë se pa marrë parasysh se kjo masë është e rrept, qytetarët duhet ta respektojnë.

“Sigurisht që ka mendime të ndryshme, shikoni në Holandë çfarë shpallën vetimunizim të njerëzve e kështu me rradhë. Koncepte të ndryshme, shtete të ndryshme, te ne ashtu ka propozuar Ministria e Shëndetësisë dhe ashtu është bërë. A ka përmbajtje ky vendim apo jo, këtë duhet ta thonë personat që merren profesionalisht me këtë punë dhe të thonë qëndrimin e tyre. Megjithatë në aspektin e organizimit të forcave policore dhe armatës unë mund të flas shumë, por për këtë masë shëndetësore nuk mund të flas”, thotë Trajanov.

Ai thotë se asnjë masë nuk mund të ndalon virusin korona, por vetëm mund ta zvoglojnë zgjerimin e këti virusi, dhe për këtë sipas tij qytetarët duhet të jenë të disciplinuar dhe secili të kontribojë që ky virus të mos zgjerohet.

“Mendoj se këto masa demek fëmijët deri më 18 vjet të mos dalin, gjithë kjo është vetëm manifestim të disa masave të cilat nuk do të kenë asnjë efekt. Nëse ju i bllokoni të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, sidomos fëmijët deri më 18 vjet mendoj se pasojat do të jenë afatgjate. Ky virus në shohim në mënyrë gjenerale, nuk mund të ndalohet me asnjë masë, por vetëm mund të ngadalsohet zgjerimi i saj sepse të supozojmë se do të bllokojmë gjithçka për 15 ditë, çfarë do të bëhet pas 15 ditëve, do ti shlyejmë masat? Domethënë për mua si qytetarë kryesore është të ketë disciplinë qytetare, ato masa që janë, dmth vendosja e maskave, të kemi distancë e kështu me rradhë, kjo duhet të forsohet. Çdokush mund të kontribojë që të nzvoglohet zgjerimi i virusit. Këto masa që po i ndërmer shteti, janë masa të detyrueshme me forcë, por kryesorja është që qytetarët të kenë disciplinë ndaj thirrjeve të autoriteteve”, ka deklaruar për Zhurnal, ish Ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov.

Sipas të dhënave të fundit, organet shtetërore mbrëmë kanë shënuar 74 raste të mosrespektimit të Orës Policore. Numri i qytetarëve në vetizolim si pasojë virusit korona ka arritur në 7.925. Gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 1674 lokale të biznesit, prej të cilëve 18 nuk kanë respektuar masat shtetërore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...