Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Orban do të mbajë referendum për universitetin kinez

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij do të mbajë një referendum për ndërtimin e një universiteti kinez në Budapest.

Vendimi u mor pasi mijëra demonstrues dolën në rrugë për të kundërshtuar projektin.

Plani për të ndërtuar kampusin e Universitetit Fudan në Budapest deri në vitin 2024, duke përdorur një hua prej 1.5 miliard dollarësh nga një bankë kineze, ka vënë në qendër të vëmendjes lidhjet e ngushta të Orbanit me Pekinin dhe ka rritur shqetësimet për ndikimin e një projekti të tillë në sistemin e arsimit të lartë në Hungari.

Qeveria argumenton se Universiteti Fudan do t’u mundësojë studentëve hungarezë dhe ndërkombëtarë të fitojnë kualifikime me cilësi të lartë, por kryetari liberal i Budapestit, Gergely Karacsony, dhe kritikë të tjerë druajnë nga mungesa e transparencës dhe lirisë akademike.

Karacsony ka kërkuar prej kohësh nga Orban që të mos imponojë projekte të padëshiruara në qytet, ndërsa një sondazh i opinionit i kryer së voni ka treguar se shumica e banorëve të Budapestit e kundërshtojnë kampusin e universitetit kinez.

“Kjo është bërë një çështje politike dhe ne duhet të vendosim për të në një mënyrë që është e pranueshme për të gjithë”, tha Orban në një konferencë për gazetarë të enjten.

Ai i hodhi poshtë akuzat se ndërtimi i universitetit, do t’i hapte rrugë ndikimit kinez.

“Ne nuk kemi frikë nga komunistët, sepse i kemi mundur tashmë”, tha Orban.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëhet dhe si… Për këtë arsye, ne e konsiderojmë bashkëpunimin ekonomik me ta dhe arsimin si veçanërisht të rëndësishëm”, shtoi ai.

Pekini e ka mbrojtur projektin, duke u bërë thirrje kritikëve të tij që “të shmangin politizimin dhe stigmatizimin e shkëmbimeve normale të personelit midis Kinës dhe Hungarisë”.

Postime të ngjashme

Çfarë mund të bëjnë BE-ja dhe Britania, nëse bashkojnë forcat për Ballkanin

Dafina Vidishiqi

Merkel në samitin e NATO-s: Fushata dezinformuese e Rusisë në agjendën tonë

Dafina Vidishiqi

Vaksina e Novavax mbi 90% efektive kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Investigimi/ Dosjet sekrete zbulojnë se si miliarderët amerikanë shmangin taksën mbi të ardhurat

Bekim Laçi

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Bekim Laçi

Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...