Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Orban: Është e mundur arritja e një marrëveshjeje për buxhetin e BE-së

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se bisedimet e bllokuara për buxhetin e BE-së, mbase do të përfundojnë me një marrëveshje, pavarësisht vetos së Hungarisë dhe Polonisë.   BE-ja dëshiron që ta bëjë financimin të varur nga respektimi i sundimit të ligjit nga ana e vendeve anëtare.   “Shumë zgjidhje janë të mundshme, kjo është vetëm një çështje e vullnetit politik”, i tha Orban, radios publike, më 20 nëntor.   Miratimi i paketës afatgjate buxhetore të BE-së prej 1.8 trilionë eurosh, ku përfshihet edhe një fond për rimëkëmbjeje nga pandemia, hasi në veton e Hungarisë dhe Polonisë, më 16 nëntor.   Të dyja këto vende janë kritikuar shpesh nga institucionet e BE-së për mungesë të respektimit të lirive demokratike.   Vetoja ka të ngjarë të vonojë fondet e domosdoshme të BE-së, në një kohë kur blloku po lufton me një valë të dytë të të infektuarve nga koronavirusi.   Orban tha se zgjidhjet e pranueshme për të dy vendet “do të ishin ato të arritura në bazë të aspekteve ligjore dhe jo të shumicës politike”.   Ai nuk dha më shumë detaje.   Ekonomia e Hungarisë, e cila ka qenë kryesisht e varur nga fondet e BE, është në një recesion më të thellë se sa pritej për shkak të pandemisë.   Si Hungaria, ashtu edhe Polonia, janë nën vëzhgimin e BE-së për minimin e pavarësisë së gjyqësorit, medias dhe organizatave joqeveritare dhe ata rrezikojnë të humbasin qasjen në dhjetëra miliarda euro.

Postime të ngjashme

Bosnja merr 10 mijë vaksina të tjera Sinovac nga Turqia

N E

Sebastian Kurz ka ofruar që Austria të jetë mikpritës i takimit SHBA-Rusi

N E

Rusia rritë prezencën ushtarake në Detin e Zi

N E

Britania dërgon 6 aeroplanë në Europën Lindore si mesazh për Rusinë

N E

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...