Orë e parë akademike në fakultete

Shkup, 1 tetor – Orë e parë akademike do të mbahet sot në fakultetet e vendit, me çka do të shënohet fillimi i vitit të ri akademik 2021/2022.

Rektori i Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, prof.dr.Nikolla Jankullovski, siç është paralajmëruar, do të ketë video paraqitje në orën e parë akademike të studentëve të Fakultetit juridik, si dhe studentëve të Fakultetit ekonomik.

Duke iu drejtuar studentëve të këtyre fakulteteve, ai në mënyrë simbolike, me porosi do t’u drejtohet të gjithë studentëve të saporegjistruar të fakulteteve të Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021/2022, ora e parë akademike dhe solemniteti do të mbahet në platonë e Fakultetit juridik në Manastir pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”-Manastir. Në solemnitet, fjalim të vet do të ketë prorektori i UKO-së, prof.dr.Marjan Gjurovski dhe dekani i Fakultetit juridik, prof.dr.Goran Iliq. Studentëve të parë të pranuar do t’u ndahen indekset.

Prorektori Gjurovski, studentëve të vitit të parë të UKO-së do t’u dëshirojë vit të suksesshëm akademik, duke i përkujtuar se fillojnë një shkallë të re të edukimit përmes të cilës do t’i ndërtojnë njohuritë specifike, do të ndërtohen si personalitete dhe do të përfitojnë përvoja të reja, interesante, miqësi dhe kontakte që do të kenë shumë rëndësi në jetë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021/2022, orë e parë akademike dhe solemnitet do të mbahet edhe në Fakultetin për siguri në Shkup, ku, siç është paralajmëruar, do të flasin rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, prof.dr.Sasho Korunovski, dekani Nikolla Dujovski… 

Related posts

Deri tani 46% e qytetarëve janë vaksinuar me dy doza

Z H

MAPAS: Mjetet e përgjithshme në shtyllën e dytë dhe të tretë me rritje prej 15 për qind në vitin 2020

D V

Për hyrje nga Maqedonia në Greqi duhet të keni test PCR

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More