Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë variantin indian të koronavirusit e klasifikon si “shqetësim global”

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se varianti B.1.617 i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi vitin e kaluar, është klasifikuar si “variant i shqetësimit global”.

“Ka disa informacione në dispozicion, që sugjerojnë rritjen e transmetimit të tij”, tha Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

“Andaj, ne do ta klasifikojmë këtë si variant të shqetësimit global”, tha ajo.

India, e cila po përjeton një nga shpërthimet më të këqija në botë të koronavirusit, raportoi të hënën gati 370,000 raste të reja dhe më shumë se 3,700 viktima.

Vala shkatërruese atje ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, ndërsa ekspertët thonë se shifrat zyrtare për rastet dhe viktimat janë shumë më të ulëta sesa shifrat reale.

Tash e sa kohë ka pasur shqetësime se varianti B.1.617 mund të jetë duke kontribuar në përhapjen alarmante të koronavirusit.

Por, deri më tani, OBSH-ja e ka renditur atë si një “variant interesi”.

OBSH, si variante shqetësuese, ka klasifikuar tashmë edhe variantin britanik, brazilian dhe atë të Afrikës së Jugut.

Ato shihen si më të rrezikshme se versioni origjinal i virusit duke qenë se janë më të transmetueshme.

Van Kerkhove tha se OBSH-ja do të dalë me më shumë informacione rreth variantit indian të martën, në raportimin e saj javor.

Postime të ngjashme

Biden emëron Thomas Knids ambasador të SHBA-së në Izrael

Dafina Vidishiqi

Gjermania ka një kompjuter kuantik, Merkel e quan atë një “mrekulli”

Dafina Vidishiqi

Policët belgë që ruajtën Bidenin në Bruksel nga ndonjë sulm i mundshëm me dron – ata përdorën pushkë unike

Dafina Vidishiqi

Samiti Biden-Putin: Do të zgjasë deri në pesë orë në një vilë pa ushqim

Dafina Vidishiqi

Wuhan, flet për herë të parë shkencëtarja e lakuriqëve të natës, ja çfarë deklaron

Dafina Vidishiqi

Harris në Bruksel: Së bashku ta forcojmë demokracinë në botë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...