“Trafikimi me njerëz është problem global, me të cilën përballen të gjitha vendet anë e mbanë botës. R. e Maqedonisë së Veriut paraqitet si vend i origjinës, vend-transit dhe destinacion të personave të trafikuar. Ndër vite po shënohen ndryshime të rëndësishme dhe trende të reja në trafikimin me njerëz, me çka ndryshon edhe mënyra e sigurimit të mbrojtjes si dhe ndihmës për viktimat.”
Organizata joqeveritare “Porta e hapur” shënon 20 vjet nga themelimi i saj dhe ndikim aktiv në luftën kundër trafikimit me njerëz.

Me këtë rast shoqata organizon live strem në Facebook faqen zyrtare “Porta e hapur” me temë “20 vjet luftë kundër trafikimit me njerëz”. Qytetarët do të mund ta shohin punën e institucioneve në 20 vitet e kaluara, të njoftohen me politikat për identifikim më të mirë dhe mbrojte të viktimave, por edhe me mjetet për zbulimin në kohë të cënueshmërisë dhe edukimin e opinionit më të gjerë rreth kësaj problematike.
Bashkëbisedues në panelin publik të diskutimit do të jenë Jasmina Dimishkovska Rajkovska, themeluese dhe drejtoreshë në “Porta e hapur – La strada”, Lupço Markudov, shef i njësisë për trafikim me njerëz dhe kontrabandë të migrantëve dhe Svetllana Cvetkovska, përfaqësues i Ministrisë së punës dhe politikës sociale.
Ngjarja do të mbahet në datën 19.10.2020 (e hënë) në orën 19:00 në Facebook faqen zyrtare të “Porta e hapur” @OpenGate Macedonia.
Linku i faqes zyrtare të “Porta e hapur”: https://www.facebook.com/OpenGateMacedonia/
Porta e Hapur është shoqatë e qytetarëve, e cila i promovon të drejtat e njeriut dhe i përfaqëson interesat dhe nevojat e personave, të cilët janë në rrezik ose kanë përjetuar dhunë dhe trafikim me njerëz përmes preventivës, përkrahjes sociale dhe lobimit në nivel nacional dhe evropian përmes anëtarësimit në La Strada rrjet Internacional-Evropian për luftë kundër trafikimit me njerëz.
“Përpjekja për të prezantuar politikat e zbatuara përmes përvojave të vetë viktimave, në institucionet dhe organizatat qytetare të cilët marrin pjesë në luftën kundër trafikimit me njerëz, kemi zbatuar hulumtim kualitativ dhe kuantitativ.
Rezultatet e fituara nga analiza tregojnë nevojën për identifikimin proaktiv të viktimave të trafikimit me njerëz nga ana e institucioneve kompetente, vendosjen e zgjedhjeve afatgjate për mbrojtje dhe riintegrim, si dhe nevojën për mirëmbajtjen e tyre financiare. Qëllimi është të jepet përgjigje në pyetjen se sa mekanizmat ekzistuese për identifikim, mbrojtje dhe riintegrim bashkëveprojnë me nevojat e viktimave dhe me menaxhimin e vendit me trafikimin me njerëz”, – thonë nga “Porta e Hapur”.
Porta e hapur në 20 vitet e kaluara iu ka ndihmuar gjithsej 168 viktimave të trafikimit me njerëz, të cilët ishin inkuadruar në Qendrën për viktimat e trafikimit me njerëz dhe Programit për punë shoqëruese sociale për kategoritë e rrezikuara sociale.
Mos heshtni për trafikimin me njerëz, raporto në SOS linjën 0800 11111
