Organizata Q’Art realizon një vepër artistike në Madrid të Spanjës

nga D V

Këtë tetor organizata Q’Art ka realizuar iniciativën “PRN-MAD Graffiti for Friendship”, përmes së cilës vihen në fokus bashkëpunimet artistike ekzistuese mes Kosovës dhe Spanjës të cilat i kemi bërë të mundshme përgjatë viteve, si dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “në 10 vitet e fundit kemi sjellë projekte të shumta të grafitit dhe artit urban në Kosovë duke krijuar ura lidhëse ndërkombëtare me artistë anembanë botës, duke përfshirë këtu ata nga shtete të cilat nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, sikur Spanja”.

“Për këtë projekt Q’Art ka bashkëpunuar me Asociacion Inspiarte për të sjellë një seri aktivitetesh në Madrid, Spanjë. Në kuadër të projektit kemi hapur në Madrid ekspozitën e muraleve të artistëve spanjollë dhe murale të përzgjedhura ndër vite të mundësuara nga Q’Art në Kosovë.
Si pjesë e projektit artisti vendor Altin Ibrahimi është përzgjedhur, si një artist i ri premtues, për të punuar në një mural në Madrid së bashku me artistë të vendit. Me aftësinë e tij të mprehtë për murale hiperrealiste, Altini si një artist nga Kosova, përmes projektit tashmë ka realizuar një vepër publike të artit në Spanjë”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij projekti, Q’Art ka treguar se ekziston bashkëpunimi mes dy vendeve, duke lënë dëshmi të rolit të rëndësishëm që veprimtaria jonë në artin publik ka për diplomacinë kulturore të vendit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More