Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPB fillon të marë në pyetje pjesmarësit në protestë

Shkup, 2 shkurt – Zhurnal.mk – Blerim Ahmedi, personi i cili në MPB u paraqit si organizues i protestës paqësore në afërsi të ndërtesës së Prokurorisë Publike, si mbështetje për të akuzuarit në rastin “Monstra”, e që përfundoi me incidente, sot në ora 12:00 është ftuar në stacionin policor në BitPazar.

Ai në një status të tij në Fb është shprehur se presionet ndaj tij dhe protestuesve vazhdojnë, por se ata nuk do të ndalen dhe do të kërkojnë drejtësi.

Ai në FB njofton se është ftuar nga stacioni policisë në BitPazar të paraqitet në ora 12.

“Sot Policia e Shkupit lajmëroi që të paraqitem nesër në ora 12:00 ne stacionin policor të Bit Pazarit, arsyeja sipas tyre “Incidentet në protestën e 29 Janarit” !
Presionet vazhdojnë, por ne nuk do të ndalemi dhe do të kërkojmë gjithmonë që drejtësia të shkojë në vend 🇦🇱💪”, ka shkruar Ahmedi.

Ai i bën thirrje Spasovskit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare për të protestuar sepse e njejta është e garantuar edhe me Kushtetutë.

Ai paralajmëron pjesmarësit në protesta që të kenë kujdes ngase siç shprehet, policia është tërbuar nga urdhërat e Spasovskit dhe do t’i thërrasin të gjithë në stacione policore dhe do t’i maltretojnë.

“Kujdes të gjithë pjesmarrsve të protestës ngaqë policia është tërbuar nga urdhëri i spasovskit dhe do tentojnë të malltretojë shqiptarët duke i thirr nëpër stacione policore. Presionet vetëm se na bëjnë më të fortë, ne nuk do të ndalemi por do vazhdojmë të ecim në rrugën e demokracis duke kërkuar atë ( Drejtësin) që e posedon çdo vend i civilizuar.”, ka shkruar Ahmedi.

Nga MPB dje nojftuan se në lidhje me incidentet gjatë kohës së protestave si mbështetje për të akuzuarit në “Monstra”, thonë se po punojnë në identifikimin e personave të cilët sipas tyre, kanë thyer vetura të policisë, si dhe dritaret e MPJ-së dhe Ministrisë për Sistem Politik. //Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...