Organizohet panel me temë “Republika dhe letërsia turke në 101-vjetorin e shpalljes”

nga Xh M

Shkup, 30 tetor – Me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes, në Shkup është organizuar panel me temë “Republika dhe letërsia turke në 101-vjetorin e shpalljes”, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar nga Konsulenca e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Shkup, me mbështetjen e Departamentit të Turkologjisë pranë Universiteti Shën Kirili dhe Metodij, morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, zv/këshilltari i konsulencë së arsimit, Cüneyt Talha Özyürek, kreu i Turkologjisë, Prof. Dr. Osman Emin, përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë dhe studentë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Ulusoy rikujtoi se në kuadër të festimeve të 29 tetorit, 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes, janë organizuar aktivitete të ndryshme nga institucionet përkatëse nën kujdesin e ambasadës.

“Shpresoj që kjo ngjarje, e cila do të japë informacione rreth pikëpamjes së letrarëve të këtij vendi për letërsinë turke të periudhës së Republikës dhe Gazi Mustafa Kemal Atatürkut, të kontribuojë në dukshmërinë e vendit tonë dhe vazhdimin e ekzistencës së gjuhës turke në këtë vend”, u shpreh ai.

Özyürek, nga ana e tij, tha se panelistët do t’u japin atyre informacione të vlefshme, duke theksuar se letërsia e periudhës së Republikës është ndërtuar mbi një traditë letrare të ndërtuar ndër shekujsh dhe gjithnjë në zhvillim.

Ai tha se departamentet e Turkologjisë dhe të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në kuadër të universiteteve në Maqedoninë e Veriut kanë një detyrë të madhe për njohjen e drejtë të gjuhës, kulturës dhe letërsisë turke, prezantimin e saj në komunitetin akademik dhe bartjen e saj tek gjeneratat e reja.

Ndërkaq, Emin theksoi se si Departament i Gjuhës dhe Letërsisë Turke ata do të vazhdojnë të rrisin individë të pajisur me vlerat bazë të Republikës, të cilët hulumtojnë dhe i ofrojnë përfitime shoqërisë.

Në panelin nën moderimin e Prof. Dr. Lokman Turan, Prof. Dr. Mehmet Samsakçı bëri prezantimin me temë “Letërsia turke e periudhës së Republikës”, Doç. Dr. Murat Yusuf Önem “Mendime rreth Atatürkut në Kosovë dhe Maqedoni”, si dhe Dr. Yudum Görmüş “Shkrimtaret femra të periudhës së Republikës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More