Agjencia Zhurnal.mk

Organizoi lojëra të fatit ilegalisht, dënohet me 3 mijë e 600 euro

Prishtinë, 12 nëntor – Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 180 ditësh, ndaj të akuzuarit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, Burhan Bllaca. Por, ky dënim atij do t’i zëvendësohet me gjobë në shumë prej 3600 euro.

I akuzuari Bllaca është obliguar që të paguajë edhe shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe 30 euro të tjera për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjykatësi Alban Ajvazi, deklaroi se të akuzuarit Bllaca i janë konfiskuar tre aparate te lojërave të fatit “APEX” dhe para në vlerë prej 750.00 euro.

Paraprakisht, në seancën e mbajtur më 7 nëntor 2019, gjykatësi Ajvazi, kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur më 25 shtator 2017 në mes prokurorit, Bashkim Zeqaj, të akuzuarit Bllaca dhe mbrojtësit të tij, avokatit Florent Latifaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 11 tetor 2017, me të cilën Burhan Bllaca akuzohej për veprën penale “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ai akuzohet se më 21 prill 2016, me qëllim të përfitimit të paligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, në cilësi të menaxherit, ka organizuar dhe ndihmuar organizimin e lojërave të fatit në lokalin “Sport Bar Qafa”, e cila gjendet në Prishtinë, ashtu që nuk ka poseduar licencë valide dhe rrjedhimisht nuk ka pasur të drejtën e mbajtjes së pajisjeve apo aparateve të lojërave të fatit, për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me ligj, fakt ky, që sipas aktakuzës, është zbuluar pasi Policia e Kosovës në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve në DHKO kanë kryer kontrollin, fakt ky i cili është zbuluar pasi që Policia e Kosovës ka kryer bastisje në këto lokale, me ç’rast edhe janë sekuestruar 3 aparate të lojërave të fatit “APEX”, si dhe shtëpiza kompjuterike dhe monedha në vlerë të përgjithshme prej 750.00 euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...