Orhan Kurtishi merr detyrën e drejtorit në Postat e Maqedonisë së Veriut

nga D V

Shkup, 9 gusht – Orhan Kurtishi, kryetar i degës së partisë Alternativa-Kumanovë, është emëruar drejtor në Drejtorinë Posta e Maqedonisë së Veriut.

“Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën nga drejtori paraprak në Drejtorinë Posta e Maqedonise se Veriut.
Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve!
Falënderoj strukturat e degës së Alternativës në Kumanovë, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Në veçanti, i falënderohem kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, si dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezit, që më besuan të udhëheq me këtë pozicion të rëndësishëm”, ka shkruar Kurtishi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More