Shkup, 6 gusht – Zgjedhjet e 8 majit pasuan me një strukturë të re qeveritare, ashtu siç shprehën vullnet qytetarët e këtij vendi sipas votës së tyre të lirë. Qeveria përbëhet nga VMRO, VLEN dhe ZNAM, tri parti politike prej të cilëve dy janë maqedonase dhe koalicioni VLEN është i përbërë nga parti politike shqiptare. Kjo qeveri qysh në ditët e para të punës madje akoma pa filluar u akuzua se është ani-amerikane, anti-evropian dhe anti-shqiptare. Që të tri tezat u rrënuan brenda dy muajve, pasi vizita e parë e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickovski ishte në Uashington, vizita e parë e ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski, ishte në Bruksel, dhe mysafiri i parë që u prit nga kjo qeveri është lideri i shqiptarëve në rajon, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Këto vizita tregojnë pasqyrën reale të orientimit të vendit dhe hedhin poshtë gjithë ato akuza të pabaza, shkruan Zhurnal.
Albin Kurti i pari kryeministër që pritet nga qeveria e re –
Dje në Shkup për herë të parë qeveria e re ka pritur në takim një kryeministër apo lider politik nga rajoni. Albin Kurti është pritur nga homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ku pas takimit bilateral të dy janë prononcuar për media. Pjesë e rëndësishme e këtij takimi ka qenë edhe skandali në aeroport me presidenten, Vjosa Osmani.
Nga ku kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski, ka shprehur shqetësimin e tij dhe në të njëjtën kohë gadishmërinë për ta pritur vet ai personalisht në aeroport presidenten Osmani derisa ajo ta lëshojë Maqedoninë e Veriut vetëm që të evitohen incidentet e tilla.
Nga ana tjetër, zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, pas takimit të sotëm më kryeministrin Albin Kurti, tha se Kosova ka vend të veçantë në Qeverinë e re të Shkupit. Izet Mexhiti, njoftoi se deri në fund të vitit, Qeveria e Shkupit dhe ajo e Prishtinës, do të organizojnë një mbledhje të përbashkët.
“E para mund ta quajmë një vizitë pune e suksesshme me Qeverinë e Kosovës. Fakti që është vizita e parë, kryeministri i parë që pritet në Qeverinë e re, në diplomaci është një shenjë e mire, një shenjë që Kosova e ka vendin e veçantë, vendin e postatçëm në Qeverinë e re. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi po thellohet mes dy shteteve. Edhe këmbimi tregtar po rritet dhe do të rritet në të ardhmen. Deri në fund të vitit do të ketë një mbledhje të përbashkët kësaj rradhe në Prishtinë, ku do të shqyrtohen projektet e përbashkëta. U rikthesua që të përshpejtohet procedura për rrugën Prizren-Tetovë, të përshpejtohet rruga Shkup-Bllacë”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.
Ministri i Jashtëm vizitën e parë jashtë shtetit në Bruksel –
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski filloi punën me vizitën e parë të punës në Bruksel, nga ku ka pasur një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Krahas kësaj, Mucinski ka vizituar edhe Parlamentin Evropian, ku ka pasur takime me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, eurodeputetin gjerman Dejvid Mekalister dhe me anëtarët e këtij Komisioni, eurodeputetin bullgar Ilhan Quçuk, i cili është edhe raportues për vendin e tij dhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik, e cila është edhe anëtare e Delegacionit të Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut.
Mucunski në selinë e Aleancës në Bruksel u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas së cilës deklaroi se vendi si anëtar i NATO-s duhet të jetë përgjegjës, veçanërisht në një periudhë të kontekstit kompleks gjeopolitik në kontinentin evropian, duke e konfirmuar angazhimin për të përmbushur detyrimin për ndarjen e mjeteve në Buxhetin për mbrojtje në nivel prej së paku dy për qind të PBB-së kombëtare.
Mucunski shprehu kënaqësinë për takimin me Stoltenberg, të cilin e vlerësoi si pozitiv dhe të përzemërt, dhe në të cilin konfirmoi angazhimet e Qeverisë së re, të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, lidhur me anëtarësimin tonë në NATO, si mbështetja e politikës për mbrojtje dhe parandalim dhe mbështetja e vazhdueshme e Ukrainës. Shefi i diplomacisë shtoi se ai dhe Stoltenberg kanë biseduar edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, i cili do të shënojë 75 vjetorin e formimit të Aleancës.
Mickoski: „Vizita në Uashington ishte jashtëzakonisht e suksesshme, i prezantuam planin dhe prioritetet tona“
Kryeministri i ri i vendit, Hristijan Mickovski, vizitën e tij të parë jashtë shtetit e realizoi në Uashington. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën në Uashington theksoi se bëhet fjalë për një vizitë jashtëzakonisht të suksesshme me agjendë intensive, në të cilën bashkëbiseduesit kishin mundësi të shohin politikanë më ndryshe, me plan dhe prioritete të qarta.
“Vizitën në Uashington e cila kishte agjendë intensive, unë do ta vlerësoja si një vizitë jashtëzakonisht të suksesshme, në të cilën bashkëbiseduesit patën mundësi të shohin politikanë më ndryshe të cilët vijnë prej këtu, jo politikanë të cilët për gjtihçka thonë “po” por politikanë të cilët kanë plan të qartë. E prezantuam planin tonë, treguam cilat janë prioritetet tona edhe si qytetarë dhe si shtet, dhe mendoj se nga ana tjetër morën informacion për atë që nuk e kanë dëgjuar deri tani”, deklaroi Mickovski.
Ai shtoi se me dinjitet do të mbrohen interesat e shtetit dhe theksoi se në shtet duhet të sundojë ligji, ndërsa institucionet të jenë funksionale. Duke u nisur nga këto ngjarje gjithakauzat fillestare që qeveria e re është anit-evropiane, anti-amerikane, dhe anti-shqiptare gjitha këto akuza bien posht dhe janë të pavrëteta sepse gjitha veprimet e para dëshmojnë të kundërtën.
Prandaj, për Maqedoninë e Veriut fokusi në vitin 2024 duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave. /Zhurnal.mk