Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Orlando Bloom flet për herë të parë për vajzën Daisy Dove

Orlando Bloom ka folur për herë të parë pasi ai dhe partnerja e tij, Katy Perry, u bënë prindër për herë të parë së bashku.

43 vjeçari mirëpriti vajzën Daisy Dove në muajin gusht, ndërsa së fundmi ka folur për atë se kujt i ngjan më shumë, nënës apo babait.

Ai ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ku ka folur më shumë rreth kësaj pjese.

“Ajo është pak si unë i vogël, pak sikur nëna ime dhe pak si Katy”, tha Orlando.

DeGeneres kishte parë një fotografi të foshnjës dhe theksoi se për nga sytë ajo i ngjan më shumë Katy.

“Po, sytë i ka si të saj”, shtoi aktori. “Ishte qesharake se kur erdhi në jetë për herë të parë, isha si ‘oh është si unë’ dhe pastaj pashë që ka sytë blu is Katy”, gjë që është perfekt”.

Ylli më pas vazhdoi se Daisy e vogël ka ngjashmëri edhe me të ëmën e tij.

https://www.instagram.com/p/CEYmtQInzo9/?utm_source=ig_web_copy_link

Bloom gjithashtu zbuloi se vajza e tij është një foshnje relativisht e butë dhe fle gjatë gjithë natës.

“Është gjithmonë një proces, e dini se si ndodh kur vjen një foshnje në jetë, por ajo është në gjumë gjatë tërë kohës”, theksoi ndër tjerash akori i “Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl”.

Postime të ngjashme

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

S.B.

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

S.B.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...